Vizat, Shqipëria nuk kalon klasën
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Raporti KE-së
Një ditë para se Komisioni Evropian të dorëzojë tek 27 vendet anëtare të BE-së raportet për liberalizimin e vizave me Ballkanin, një dokument konfidencial njofton se Shqipëria nuk i ka përmbushur të gjitha kriteret për hedhjen e këtij hapi. Dokumenti është përgatitur nga Këshilli Evropian dhe pasqyron qëndrimin e BE-së për progresin e Shqipërisë, në kuadër të Këshillit të parë të Stabilizim Asocimit që zhvillohet të hënën në mbrëmje në Bruksel. Për çështjen më të ndjeshme për shqiptarët, atë të lëvizjes së lirë, ky dokument sekret vlerëson se janë bërë disa progrese, por se nevojitet përmbushja e plotë e kritereve në të gjitha fushat e specifikuara në udhërrëfyes. “Në fushën e drejtësisë, lirisë e sigurisë vërehet njëfarë progresi në përgjithësi, por përsa i takon fushave për heqjen e regjimit të vizave, Shqipëria nuk është ende në përputhje me standardet evropiane. BE-ja thekson rëndësinë e bërjes së një progresi të matshëm në kontrollin e kufijve, sigurinë e dokumenteve, migrimin dhe azilin si dhe në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet në dokument. Megjithëatë përmirësimin e perceptimit “korrupsioni mbetet i shpërndarë gjerësisht dhe përbën një problem veçanërisht serioz”. Bashkimi Evropian vlerëson progres të limituar sidomos në kuadrin ligjor për luftën kundër krimit të organizuar dhe nënvizohet se ky fenomen “mbetet problem serioz që prek shtetin e së drejtës dhe mjedisin e biznesit në Shqipëri. Përpjekjet për të luftuar krimin e organizuar dëmtohen nga korrupsioni në vend dhe mbrojtja e varfër e dëshmitarëve si dhe nga mangësitë në politikat afatgjatë. Vështirësitë në bashkëpunimin mes policisë e prokurorisë vazhdojnë të reduktojnë efikasitetin hetimor”. Trafiku i drogës mbetet shqetësim serioz, ndërsa vlerësohet se Shqipëria është “vend i rëndësishëm origjine për trafikun e qënieve njerëzore, si për shfrytëzimin seksual të grave e vajzave dhe për punën e detyruar. Trafiku i brendshëm i grave e fëmijve ështe në rritje” cilëson dokumenti konfidencial. “Kontrolli kufitar është më efektiv, por emigracioni ilegal mbetet shqetësim”, sipas vlerësimit të vendeve anëtare. Për zgjedhjet e qershorit “BE-ja është njohur me masat e marra dhe shpreh shqetësim për shpejtësinë e shpërndarjes së kartave të identitetit”, thekson dokumenti. Vlerësimi i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave me Ballkanin do të diskutohet nga vendet antare më 25 maj. Për shtetet ballkanike që kanë përmbushur më mirë kriteret e udhërrëfyesit, komisioni pritet t i propozojë Këshillit Evropian rekomandimin e tij për heqjen e regjimit të vizave në fund të muajit qershor. Deri më tani, burime diplomatike njoftojnë se vendet më të favorizuara janë Maqedonia dhe ndoshta Serbia e Mali i zi, ndërsa Shqipëria dhe Bosnja do të vlerësohen në kohën e duhur kur t i përmbushin kushtet për liberalizimin e vizave.
Ky lajm është publikuar: 18/05/2009