E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat, Solana: Maqedonia në rrugën e duhur

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Havier Solana, gjatë vizitës së tij në Shkup, ka bërë të ditur se Komisioni Evropian është në prag të heqjes së vizave për qytetarët e Maqedonisë. "Gjatë ditëve të ardhshme do të ketë lajme të mira" nga Bashkimi Evropian, tha Havier Solana.
Pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski, Solana foli edhe për kontestin e emrit të Maqedonisë. "Çështja e emrit është e rëndësishme dhe duhet të zgjidhet", ka thënë ai, duke theksuar se, si e tillë, "kjo çështje duhet të zgjidhet gjatë një procesi të udhëhequr nga Organizata e Kombeve t% Bashkuara".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›