Francë/ Rikthehen protestat e dhunshme

Rreth 317 automjete janë djegur mbrëmë në Francë vetëm një ditë përpara festës kombëtare të 14 Korrikut. Sipas një bilanci të policisë, numri i makinave që digjen në përgjithësi përpara festave është rritur me 7.73 për qind krahasuar me vitin e kaluar.
Kjo lloj dhune me rastin e festave, është kthyer në modë për rininë franceze në periferitë e qyteteve të mëdha, veçanërisht për festat e fundvitit. Natën e 31 dhjetorit të vitit 2008 u dogjën 1147 automjete, një numër 30.64 për qind më i lartë se ai i vitit 2007.