E Diel, 1 Nëntor 2026

Bruksel/ Avokati i Karaxhiçit do të takohet me Bildt

Avokati i ish-shefit politik të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhië, që pritet të gykohet nga TPI-ja do të takohet me ministrin suedez të Punëve të Jashtme dhe ish-ndërmjetësin e konfliktit në Ballkan, Karl Bildt më 22 korrik në Bruksel, i tha ai sot AFP-së. Takimi ishte parashikuar sot në Stokohlm, por nuk u zhvillua për arsye të axhendës shumë të ngjeshur të Bildt. "Ai nuk mundi të më takonte këtu në Stockholm dhe më propozoi të takoheshim më 22 korrik në Brukesl", deklaroi Peter Robinson.
Avokati shpjegoi se dëshiron ta dëgjojë Bildt mbi atë "që ai di për marrëveshjen Holbrooke" që do ta mbronte klientin e tij ndaj çdo lloj ndjekjeje penale, nëse e bën përfundimisht të dëshmojë' përpara Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (TPI).Që pas arrestimit të tij në Beograd, më 21 korrik 2008, pas trembëdhjetë vjetësh në arrati, Radovan Karadzic, 64 vjeç thotë se negociatori amerikan në Bosnje, Richard Holbrooke i kishte premtuar gjatë një takimi në Beograd më 18 dhe 19 korrik 1996 se do t'i shpëtonte ndjekjes penale të TPI-së, nëse tërhiqej nga jeta publike.
Shefi i diplomacisë suedeze, që ishte i dërguari i parë special i komunitetit ndërkombëtar në Bosnjë në janar 1996 si dhe përfaqësues i lartë i BE-së në Bosnje-Herecegovinë për një vit, e ka mohuar ekzistencën e kësaj marrëveshjeje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›