E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat, ministria: Mos aplikoni me dokumenta false

Ndryshe nga shoqatat civile dhe organizatat ndërkombëtare, Ministria e Punëve të Jashtme konfirmon se numri i aplikimeve për viza për vitin 2008 është rritur me 25%, në krahasim me një vit më parë.

Po kështu, sipas sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme, Ferit Hoxha, edhe numri i dhënies së vizave është rritur me të njëjtën shifër.

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme u kërkon qytetarëve shqiptarë që të paraqesin dokumente të sakta identifikimi, sa herë që aplikojnë për viza dhe të mos u drejtohen rrugës më të shkurtër, asaj të përdorimit të dokumenteve të falsifikuara.

Por, pavarësisht vendimit të qytetarit dhe komentit diplomatik të Ministrisë së Jashtme, është shteti ai që duhet t‘i mbyllë të gjitha burimet nga ku dalin dokumentet e falsifikuara.

Ministria e Punëve të Jashtme është shumë optimiste se janë dhënë më shumë viza pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së lehtësimit të procedurave, por nuk jep statistika të veçanta nga organizata të pavarura, kur refuzimi i vizave i kalon kufijtë e përcaktuar nga vetë marrëveshja e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Komunitetit Evropian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›