Vizioni im si socialist per FDE
Në çdo demokraci pjesëmarrja sa më e gjerë në proceset e vendim-marrjes do të garantonte një djetë të domosdoshme për vetë shëndetin e demokracisë. Nëse do të kuptohej mirë rëndësia e shumë përfshirjes atëherë krejt natyrshëm do të thoja që FDE dhe Leadership Forum me rolin e saj modest, është një kontribuese e qënësishme e këtyre proceseve. Të kesh një vizion dhe të shpresosh ta jetosh atë nuk është mëkat. Nëse ti zgjedh të shkosh drejt perëndimit nevojitet të marrësh atë rrugë që mundëson synimin tënd. Forumi për Demokraci dhe Etikë është strategjia dhe rruga që ne kemi zgjedhur (por jo e vetme) për të arritur synimin dhe vizionin tonë në të cilin realisht besoj. Një vizion mbi përqasjen dhe bindjet politike. Një vizion patriotik i cili do të ndihmonte të moralizonte dhe transformonte shoqërinë tonë në kahjen e shpresuar. Një vizion që do të konsolidonte shtetin e së drejtës, solidaritetin shoqëror dhe përgjegjësinë sociale. Një vizion bashkues dhe jo përçarës, një vizion ku e vërteta të ndihej triunfaliste dhe jo të ndihej e internuar.
Ne si shoqëri jemi në ndryshim të vazhdueshëm dhe është detyrë e gjithë secilitit nga ne të jetë pararojë dhe pjesë e këtyre ndryshimeve. Të lodhur nga dështimet e një pas njëshme për ti kthyer aspiratat e shqiptarëve në arritje, ku politika dhe politikanët nuk dinë ose nuk duan të mbrojnë edhe ato pak vlera të realizuara ndër vete, nuk mund të qëndrojmë apatik dhe abstenues. Të vihesh në mbrojtje të lirisë nuk e bën të majtin të djathtë ose anasjelltas, por tregon se qëndron në mbrojtje të asaj nga buron vetë liria,”shpirtit njerëzor”. “Liria nga” dhe “liria e” janë mishërimi i vetë demokracisë dhe janë të pa negociueshme për çdo shpirt të lirë. Kjo më lejon mua një i majtë (socialist) të jem bashkë udhëtar me shumë të djathtë në Forumin për Demokraci dhe Etikë.
Bashkimi, ai i vërtetë, nuk mund të robërojë ose neutralizojë askënd. Përkundrazi ai garanton personalitet të fortë, vazhdimësi dhe do tё shёnonte fillimin e vetёpёrmirёsimit, i cili do tё ishtё njё hap qё do të afronte progresin, prosperitetin dhe integrimin nё strukturat Euro-Atlantike kaq shumë të dëshiruara por fatkeqësisht shumë të vonuara. ǒdo vizion, qëllim apo forum që buron nga brënda vetë nevojës së shoqërisë kupton se buron nga vetë e drejta “ubi societas ibi ius”.
Klodian Gradeci
Zv/ Drejtor i FDE
Anëtar i Partisë Socialiste të Shqipërisë.
31 Tetor 2008