E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizita e Kryeprokurores në Londër

Autori i Lajmit: red.
Arrestimi i Ilir Kumbaros duket se ka qenë motivi i vizitës në Londër të kryeprokurores Ina Rama. Prokurorja e Përgjithshme është shoqëruar edhe nga drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Olsian Çela, një prej prokurorëve që ka hetuar dosjen “Remzi Hoxha”. Në një njoftim për shqyp zyra e shtypit pranë organit qendror të akuzës ka bërë të ditur dje disa nga takimet që Kryeprokurorja Ina Rama ka zhvilluar në Londër gjatë vizitës triditore. Sipas të njëjtave burime, mësohet se kryeprokurorja Ina Rama është duke zhvilluar një sërë takimesh me autoritetet më të larta të shtetit anglez gjatë vizitës së saj triditore në këtë vend, vizitë e cila vjen pas ftesës së marrë nga Prokuroria e Londrës. Kryeprokurorja është pritur nga drejtori i Shërbimit të Prokurorisë së Londrës, Sir Ken MekDonald, pritje e cila ka vijuar më pas me një takim së bashku ku edhe Sir MekDonald shoqërohej nga stafi i tij. Më pas Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama ka zhvilluar një vizitë dhe takime në Gjykatën Kriminale të Londrës, takimet dhe vizitat kanë vazhduar më tej në Policinë Metropolitane dhe në agjencinë për krimin e organizuar SOCA. Dita e djeshme ishte intensive, e mbushur me takime të rëndësishme, një ndër to ishte edhe takimi me ministren e Brendshme për Drejtësinë dhe Punët e Brendshme në Evropë, Meg Hiller. Mësohet se delegacioni shqiptar, i kryesuar nga Prokurorja e Përgjithshme ka zhvilluar takime në Ministrinë e Jashtme, me kreun e Njësisë për Drogën dhe Krimin Ndërkombëtar.

Ky lajm është publikuar: 23/10/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›