Vizita e Presidentit ne Bruksel ambasadori Sequi takim me Nishanin

Presidenti, Bujar Nishani ka pritur në një takim Kreun e Delegacionit të Bashkimit Evropian në vendin tonë, ambasadorin Etore Sequi.
Sipas njoftimit të zyrës së shtypit pranë presidencës, Ambasadori Sequi inkurajoi Presidentin Nishani dhe nëpërmjet tij, institucionet shqiptare, të përmbushin kërkesat e paraqitura nga Bashkimi Evropian në lidhje me reformimin e sistemit gjyqësor, luftën kundër korrupsionit, ligjin për heqjen e imunitetit dhe reformën parlamentare.
Presidenti i Republikës nga ana e tij e garantoi Kreun e Delegacionit të BE-së në Tiranë se Institucioni i Presidentit dhe të gjitha institucionet shqiptare do të bëjnë më të mirën e mundshme për të shfrytëzuar në mënyrë efektive kohën e mbetur për të plotësuar kriteret që garantojnë marrjen e statusit të vendit kandidat në BE dhe se do të vazhdojnë përpjekjet e tyre për rritjen e standardeve edhe pas këtij momenti.
Gjatë takimit u bisedua për vizitën e pritshme që Presidenti Nishani do të zhvillojë në Bruksel, nga data 17-19 shtator, ku do të takohet me autoritetet më të larta të Bashkimit Europian.