Zgjedhja e kryeprokurorit te ri

Maji i vitit 2013 është koha për ndërrimin e Prokurorit të Përgjithshëm. Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth e bëri këtë deklaratë pas një takimi me kryeprokuroren, Ina Rama ku shfrytëzoi rastin për t’i drejtuar apelin e tij forcave politike që sipas kreut të Prezencës së Organizatës për Siguri e Bashkëpunim europian duhet të shfrytëzojnë muajt e mbetur për të përzgjedhur një personalitet të kualifikuar.
Sipas ndryshimeve kushtetuese miratuar me konsensus nga palët politike në vitin 2008 e mandati i Prokurorit të Përgjithshëm është kufizuar në një afat kohor pesë vjeçar .