E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizita, kryeministri turk sot në Tiranë

 

Kryeministri Erdogan zhvillon sot takime me personalitete të shtetit

 

TIRANË- Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka mbërritur dje në mbrëmje në Tiranë për një vizitë dy ditore në Shqipëri. Ndërkohë sot ai do të ketë një sërë takimesh me personalitetet më të larta të shtetit shqiptar, si me presidentin Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha, liderin e opozitës Edi Rama, etj. Axhenda e takimeve zyrtare e kryeministrit Erdogan do të nisë në orët e para të ditës së sotme me ceremoninë zyrtare të pritjes në Kryeministri nga ana e homologut të tij shqiptar Sali Berisha. Më pas të dy kryeministrat do të kenë dhe një bisedë kokë më kokë dhe më pas një takim mes dy delegacioneve respektive. Gjatë takimit në kryeministri do të bëhet dhe nënshkrimi i marrëveshjes "Programi kuadër për bashkëpunimin në fushën e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit, rinisë dhe sporteve, masmedias dhe kontakteve midis njerëzve". Ndërkohë, më pas dy kryeministrat do të dalin edhe në një konferencë të përbashkët për mediat. Në mesditë për kreun e qeverisë turke është rezervuar dhe një takim me kryetarin e Partisë Socialiste dhe Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Edi Rama. Më pas kryeministri turk do të pritet në një takim edhe nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, si dhe nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi. Gjatë kësaj vizite, kreu i qeverisë turke i ka kushtuar një vëmendje të veçantë dhe komuniteteve fetare myslimane dhe bektashiane. Kryeministri Erdogan në dy takime të veçanta nga kreu i Komunitetit Mysliman shqiptar, Selim Muça dhe më pas nga kryetari i Komunitetit Bektashian, Baba Reshat Bardhi. Gjatë vizitës së tij kryeministri turk pritet të përcjellë dhe një mesazh të qartë për mbështetjen e Shqipërisë në anëtarësimin në NATO gjatë samitit të Bukureshtit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›