E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizitë në SHBA, mungon në seancë

Meta

Ballafaqimit parlamentar mes opozitës dhe shumicës në pushtet i ka munguar dje kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëkohësisht edhe numri dy i qeverisë, Ilir Meta. Për arsye të vizitës së tij në SHBA, zëvendëskryeministri nuk ka qenë prezent në një diskutim të tensionuar, ku është folur gjerësisht për të gjitha problemet që kanë karakterizuar debatin politik për zgjedhjet e 28 qershorit. Mungesa e Ilir Metës ka rëndësi të nënvizohet, sepse ai dhe formacioni i tij politik janë vënë shpesh në qendër të sulmeve të socialistëve, si për shkak të koalicionit me Partinë Demokratike, ashtu edhe për pretendimet e PS-së lidhur me mandatin e kreut të LSI-së në Tiranë. Po kështu, mungesa e Metës në krah të aleatit të tij të ri, Berishës, i njohur si kundërshtar i socialistëve, ka shmangur edhe një mundësi që rreket të ngulisë tek opinioni idenë e një fronti të unifikuar që qëndron përballë elektoratit të majtë. Ka rënë në sy edhe mungesa e ministrit tjetër të LSI-së, Dritan Prifti.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›