E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Po vonohen qëllimisht fondet”

08/04/2009  Deklarata e Harasanit

Deputeti socialist Andis Harasani akuzoi dje Ministrinë e Ekonomisë se ka vonuar tenderët për disa TEC-e në vend për shkak të preferencave që kjo ministri ka paraqitur për kompani të caktuara. “Është pikërisht kjo ministri që vonoi TEC-in e Vlorës dhe linjën e transmetimit me Malin e Zi, për shkak të preferencave gjermane dhe ndërkohe të gjitha këto koncesione, që mbijnë si kërpudhat pas shiut, asnjë nuk ka filluar të paktën të heqë dhe një lopatë dhe”, - theksoi Harasani gjatë një deklarate për shtyp. Sipas tij, kjo ministri nuk ka zbatuar kërkesat e përcaktuara nga ligji, duke përmendur këtu edhe raportin e një dite më parë nga Avokati i Prokurimeve për vitin 2008. “Është pikërisht kjo ministri që nuk ka zbatuar kërkesat e përcaktuara nga ligji i koncesioneve. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës jo vetëm qëllimisht ka mangësi dhe paqartësi në dokumentacion e tenderëve, por dhe ka zvarritur apo anuluar procedura thjesht për mangësi të brendshme të organizimit të këtij institucioni”, - akuzoi Harasani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›