Vjedh në Durrës, kapet në Elbasan
Vjedh një banesë në qytetin e Durrësit, arrestohet në Elbasan 19-vjeçari. Sipas burimeve zyrtare të Komisariatit të Elbasanit mësohet se u bë e mundur kapja e Besnik Selimit, lindur e banues në fshatin Shushicë, rreth 10 km në juglindje të qytetit. Të njëjtat burime saktësojnë se Selimi ka qenë person i shpallur në kërkim prej datës 27 tetor të këtij viti nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës, pasi rreth 25 ditë më parë kishte vjedhur banesën e 40-vjeçarit Baftjar Memolla, banor i këtij qyteti. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Durrësit, si dhe është bërë transferimi i 19-vjeçarit drejt qytetit bregdetar.
Be.Dy.
Be.Dy.