Vjedh në Fier, kapet në Rinas
12/06/2009 I dënuar me burg
FIER- Marjus Poçi 22 vjeç ka rënë në pranga të policisë pas informacioneve që kjo e fundit kish siguruar. Ndalimi i tij është bërë në kohën që ai zbriti në aeroportin e Rinasit dhe do të shkonte për në banesën e tij në fshatin Drizë të komunës Qendër. Burimet zyrtare të policisë Fier pohojnë se Poci ka qenë person i shpallur në kërkim pasi gjykata e shkallës parë e rrethit gjyqësor Fier e ka dënuar atë me 2 muaj e 20 ditë burg. Dënimi i tij është bërë pasi ai është konstatuar vjedhës i pasurisë së tjetrit e mbetur në tentativë. Ky shtetas ka shkuar për të vjedhur lokalin e Pëllumb B. në Qafën e Koshovicës. Më pas autori ka mundur që të largohej jashtë shtetit në Zvicër. Aty ai është kapur pa dokumente qëndrimi dhe është deportuar për në Shqipëri nëpërmjet aeroportit “Nënë Tereza”. Në kohën që ka zbritur në Rinas atij i janë hedhur prangat me motivin person i shpallur në kërkim.