Shqipëria mes historisë dhe traditës
12/06/2009 Diaspora shqiptare në Perëndim, 19 vjet pas ngjarjeve që shënuan fundin e diktaturës janë në qendër të një takimi që do të mbahet në Torino më 19 qershor. “Kombi dhe kombësia Shqiptare”, nga antikiteti në mesjetë e deri në ditët tona është një organizim nga shoqata “Piemonte Europa/Associazione 360” në bashkëpunim me shoqatën kulturore italo-shqiptare “Vatra” të Torinos. “Shqipëria mes historisë dhe traditës, origjinat e një populli dhe
formimi i tij kulturor, një traditë mesdhetare” do të jetë çështja për të cilën do të flasë dr. D’Amato Raffaele. Ndërkohë për të pranishmit do të marrin fjalën edhe gazetari shqiptar Benko Gjata - “Diaspora shqiptare në Itali në ditët e sotme”, On. Marco Calgaro, deputet i Parlamentit Italian - “Italia dhe imigrantët në politikën e qeverisë aktuale dhe në reagimet e opozitës: dy qëndrime politike të krahasuara”. I pranishëm do të jetë edhe konsulli i Republikës së Shqipërisë në Milano, dr. Gjon Çoba. Kjo mbrëmje shënon takimin e tretë të një serie që synon vlerësimin e pasurisë kulturore të bashkësive të huaja të pranishme në territorin e Torinos. “Tema kulturore rreth së cilës zhvillohet takimi, Shqipëria dhe historia e saj mijëravjeçare, na ofron mundësinë të ndërmarrim një
udhëtim historik përmes qytetërimit të shkëlqyer shqiptar, i cili, duke ruajtur trajtat e tij të spikatura, autoktone ka kontribuar fuqishëm në formimin e qytetërimit mesdhetar”, - vërejnë organizatorët, të cilët në fund të takimit kanë menduar të ofrojnë gatime tipike të traditës gastronomike shqiptare dhe jo vetëm.