E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjedh një kasetofon, pranga Amarildo Mukës

TIRANË - Vodhi kasetofonin e një makine, vihet në pranga autori. Policia e kryeqytetit bën të ditur se ka arrestuar ditën e djeshme Amarildo Mukën, 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i cili ka qenë i dënuar dhe më parë për vjedhje. Arrestimi i tij është kryer sepse dy ditë më parë ai është kapur në flagrancë me një kasetofon, të cilin dyshohet se e kishte vjedhur në rrugën “Don Bosko” në një automjet në pronësi të një personi. Pas arrestimit të tij, policia kreu të gjitha veprimet procedurale dhe dosjen ia kaloi Prokurorisë së Tiranës për veprën penale të “vjedhjes”.

Vodhi një firmë në Durrës, arrestohet në Tiranë autori

TIRANË – Ishte shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit për vjedhje, arrestohet në Tiranë Mersen Ndini. Strukturat e hetimit të krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 2 në Tiranë bënë të mundur kapjen e Mersen Ligor Ndinit, 26 vjeç, banues në Tiranë. Ky person ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka vjedhur në ambientet e një firme në qytetin bregdetar. Menjëherë pas arrestimit të tij, ai i është kaluar Policisë së Durrësit për veprime të mëtejshme hetimore.

4 Shkurt 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›