E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenton shokun, pranga një 20-vjeçari

Aksidenton me makinë shokun, pranga një 20-vjeçari nga Peqini. Burimet zyrtare të policisë Lushnjë pohojnë për gazetën “Shqip” se në orën 09:00 të së shtunës, është bërë ndalimi i 20-vjeçarit Gani çollaku për veprat penale “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “drejtim i mjetit në gjendje të dehur”. Të njëjtat burime saktësojnë se dje në orën 06:15, teksa kalonte me makinën e tij “Volsëagen” me targa TR 1239 T, në rrugën dytësore Ballagat–Peqin, ka humbur kontrollin e makinës dhe për pasojë ka aksidentuar Alfred D, 20 vjeç, i cili udhëtonte si pasagjer në mjetin që drejtonte çollaku. Pas aksidentit kanë qenë banorë të zonës ata që u kanë dhënë ndihmën e parë dhe kanë mundësuar transportimin e të plagosurit drejt spitalit rajonal të Elbasanit, kur ndodhet ende nën trajtim mjekësor. Ndërkohë që 20-vjeçari është ndaluar nga policia.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›