E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr me kaçavida, plagoset gjimnazisti

Një sherr banal i ka rrezikuar jetën një nxënësi të gjimnazit "Eqerem Çabej" në Tiranë, pasi u godit me kaçavidë nga tre persona. Ngjarja ndodhi në ambientet e shkollës së mesme "Eqerem Çabej" që ndodhet në rrugën e "Dibrës" në Tiranë kur Ardit Onuzi 17 vjeç kishte nisur një sherr me një nxënës tjetër të kësaj shkolle, Dalip R. 17 vjeç. Pas fjalëve fyese të ndërsjella Dalip R. dyshohet se ka kërkuar ndihmën e dy shokëve të tij jashtë shkolle Ergys R., 21 vjeç dhe Amaraldo V, 20 vjeç. Tre personat kanë rrethuar Onuzin dhe e kanë qëlluar me kaçavidë duke e lënë të plagosur. Mësuesit e shkollës lajmëruan menjëherë policinë, e cila mbërriti në vendin e ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›