Dëshmia e agjentit: Si na shtypi Ilir Paja
Në Gjykatën e Krimeve të Rënda është lexuar dje dëshmia e një agjenti të policisë që kishte tentuar të arrestonte Ilir Pajën, i kërkuar në Itali e Gjermani, për një sërë veprash penale. Në seancën e djeshme duhet të dëshmonte agjenti Roland Meta, por me një shkresë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit thuhej se agjenti ishte me shërbim jashtë shtetit dhe do të qëndronte nëntë muaj për një operacion të përbashkët policor. Pas kundërshtimit të avokatit të Pajës, gjykata i dha të drejtë prokurorisë për të lexuar thëniet. Meta kishte deklaruar se ishte pjesë e njësisë operacionale në Policinë e Tiranës dhe merrej me gjurmimin dhe ndalimin e personave të kërkuar. Ata visheshin civil dhe lëviznin në Tiranë me një motor skuter. Janë vënë në ndjekje të një automjeti tip "Fiat" dhe e shoqëruan për disa minuta, deri janë ndaluar tek kryqëzimi i Spitalit Civil. Në këtë moment, Roland Meta zbret nga motori dhe i shkon në afërsi të derës me fjalët "policia", ndërsa dy shefat e tij i kishin zënë pritë para automjetit. Në këtë moment, thotë Meta, shoferi i automjetit niset pas me makinë, në drejtim të agjentit B.H., i cili ishte në motor, duke e marrë zvarrë. Agjenti dëshmon se drejtuesi i automjetit mbante në dorë një pistoletë dhe në këtë moment ka qëlluar tek makina, por plumbi ka shkuar në kroskot. E gjithë ngjarja ka ndodhur shumë shpejt, se mjeti "Fiat" që drejtohej nga Ilir Paja ka shtypur agjentin B.H. Roland Meta ka deklaruar gjithashtu se ka qenë personi i parë që ka neutralizuar Pajën, dhe pasi ishte siguruar se nuk mund të lëvizte ka shkuar me shpejtësi për të ndihmuar kolegun.
S.Ç.
S.Ç.