E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të sëmurët mendorë alarmojnë policinë

Dy të sëmurë mendorë alarmuan Policinë e Tiranës, e cila u përpoq të neutralizojë veprimet agresive të tyre. Gjatë kohëve të fundit, pothuajse çdo ditë policia e kryeqytetit njoftohet nga familjarë të sëmurëve mendorë t‘u vijnë në ndihmë për të dërguar në spital ata. Kështu dje, një telefonatë ka detyruar policinë të mbërrijë në rrugën "Niko Avrami" në Tiranë për të ndihmuar një familje të dërgojnë djalin e tyre në spitalin nr. 5. Me anë të një ambulance, i sëmuri u transportua në spitalin nr. 5. Pas disa orësh mjekët e spitalit nr. 5 lajmërojnë sërish policinë, pasi kishin probleme me një të sëmurë mendor. I sëmuri kishte shfaqur shenja agresiviteti duke vënë në rrezik jetën e mjekëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›