Abuzoi me të sëmurën mendore, kapet i riu
Tenton të përdhunojë një 42-vjeçare me probleme mendore, pranga një 18-vjeçari. Arrestimi është bërë rreth orës 20:00 të së hënës nga policia e Tepelenës, pas denoncimit të bërë nga familjarët e viktimës. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër bëjnë të ditur se S.Ismaili, 18 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Arrëz e Madhe të Komunës Luftinjë, është prangosur për tentativë përdhunimi. Të njëjtat burime saktësojnë se rreth orës 14:00 të së dielës së kaluar, Ismaili ka marrë me dhunë nga banesa e saj shtetasen K.S., 42 vjeçe, e divorcuar, e sëmurë me të meta mendore dhe e ka çuar në një banesë të braktisur afër banesës së saj në fshatin Arrëz e Madhe. Në fillim agresori ka ushtruar dhunë, duke i lidhur duart viktimës dhe më pas ka tentuar ta përdhunojë, por është ndaluar në kohë nga familjarët e viktimës. Këta të fundit kanë deklaruar në polici se agresori e lëshoi gruan, sepse u tremb pasi dëgjoi zhurmat dhe është larguar duke e lënë me duar të lidhura në banesën e braktisur. Gruaja 42-vjeçare jetonte e vetmuar në njërën nga dhomat e banesës së prindërve dhe prej muajsh nuk dilte nga shtëpia, pasi kishte kaluar në depresion nga divorci. Agresori ka gjetur momentin që në banesë nuk ishin familjarët e saj dhe e ka marrë duke tentuar ta përdhunojë.
En.Se.
En.Se.