Avokatët gjykatës: Çojeni në shtëpi
Avokatët Maks Haxhia dhe Artan Hajdari që mbrojnë biznesmenin Rezart Taçi, duke pasur si qëllim çuarjen në shtëpi të klientit të tyre, kanë bërë dje një manovër gjyqësore të pazakontë. Ata iu drejtuan Gjykatës së Tiranës me një kërkesë për rishikimin e masës së sigurisë ndaj klientit të tyre. Ndryshe nga rastet e tjera kur vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë (Fakti), ankimohen në një gjykatë më të lartë, pra në Apel, ata kanë vepruar ndryshe, duke i dorëzuar një kërkesë Gjykatën së Tiranës, ku kërkojnë lirimin e tij. Në këtë kërkesë theksohet se vendimi i dhënë nga gjyqtarja Fahrije Budo, duhet të rishikohet për disa arsye, mes të cilave më kryesoret janë mosrrezikshmëria publike që paraqet klienti i tyre dhe fakti që ai është një biznesmen i mirënjohur, i cili është gati të paguajë deri në 100 mijë euro për lirimin me kusht.