Kapet me armë pa leje, pranga 37-vjeçarit
LUSHNJË - Një 37-vjeçar është arrestuar ditën e djeshme në qytetin e Lushnjës për armëmbajtje pa leje. Edit Zula, nga qyteti i Lushnjës, pas kontrollit të policisë në automjetin e tij i është sekuestruar një pistoletë “Zastava” me silenciator. Policia e Lushnjës konfirmon se ndalimi i tij është bërë rreth orës 23 të mbrëmjes së djeshme. “Gjatë një kontrolli nga shërbimet e rendit të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në vendin e quajtur Varrezat Publike të qytetit, në lagjen ‘Kadri Gjystri’, në automjetin tip ‘Volkswagen’ me targa LU 1359 C, në pronësi të këtij qytetari, u gjet një armë zjarri pistoletë tip ‘Zastava’ së bashku me një silenciator dhe një krehër pa fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, - thuhet në njoftimin e policisë. Policia shton se Zyka, është i padënuar më parë për vepra penale.
7 Qershor 2010