E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjedhja e ambasadës daneze, Aksioni më i bujshëm i grupit

Vjedhja më e bujshme në opinion e këtij grupi ka qenë ajo e Ambasadës së Danimarkës në Tiranë, për të cilën policia kishte dyshime se mund të ishte kryer në bashkëpunim me staf të brendshëm, pasi ishte realizuar në mënyrë shumë perfekte. Madje, këtë vjedhje nuk e pranoi as vetë ambasada daneze, duke deklaruar se ishte tentuar vjedhja e saj, por nuk kishin arritur të merrnin asgjë. Ndërsa policia e Tiranës deklaroi rreth 3 javë më parë, se pikërisht më 23 nëntor, gjatë natës, në rrugën "Nikolla Tupe" janë vjedhur zyrat e Ambasadës së Danimarkës, ku kanë marrë dy kompjuterë portativë "IBM" e "SING PAD" dhe disa pulla vizash. Madje, kësaj çështjeje iu dha prioritet edhe nga ana e shërbimeve të policisë, që shoqëruan disa persona, por pa arritur të arrestojnë autorët e saj. Por, me dokumentimin e gjithë veprave penale të këtij grupi të strukturuar kriminal, u arrit të zbardhet dhe kjo çështje. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një kasafortë, dy automjete, të cilat shërbenin për lëvizjen dhe transportin e sendeve të vjedhura, 2 kompjuterë portativë, një sasi prej 4 mijë eurosh dhe mjete që shërbenin për hapjen e kasafortave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›