Ja si do t‘i shpëtoj Maldivet
Në shtator, në hapjen e punimeve në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara pas fjalimit të Presidenti amerikan, Barack Obama, një burrë me trup të shkurtër dhe fizik të dobët iu afrua mikrofonit dhe iu drejtua kolegëve të tij: "Ju nuk doni të dëgjoni". Mohammed Nasheed, i zgjedhur një vit më parë President i Maldiveve, betohet se do të "ribëjë" nga e para samitin e Klimës në Kopenhagën nëse aty nuk arrihet asnjë marrëveshje e detyrueshme nga pikëpamja ligjore për të shpëtuar klimën. 42 vjeç, Presidenti i parë i Maldiveve është zgjedhur në mënyrë demokratike pas 30 vjetësh diktaturë të imponuar nga Maumoon Abdul Gayom. "Anni", ashtu siç e thërrasin miqtë e tij të ngushtë, ka qenë një nga kritikët më të ashpër të regjimit. Për herë të parë u arrestua në moshën 24-vjeçare, pasi denoncoi në një artikull metodat represive të përdorura nga diktatori i Maldiveve dhe për këtë u mbajt në burg për 18 muaj. Që atëherë dhe për 14 muaj me radhë, Nasheed, do të hynte e do të dilte nga burgu i Male-s, kryeqyteti i 1192 ishujve përrallorë në Oqeanin Indian, duke iu nënshtruar torturave të ndryshme si lënia për ditë të tëra pa ujë apo ushqyerje me bukë thatë dhe copa xhamash. Pasi themeloi Partinë Demokratike në vitin 2003 dhe fitoi zgjedhjet në nëntor të vitit 2008, Nasheed e ka bërë luftën për ambientin një nga pikat themelore të axhendës së tij politike dhe për këtë arsye është cilësuar nga revista "Time" si heroi i vitit 2009 për politikën ambientale. Objektivi që Presidenti i ka vendosur vetes është shumë ambicioz: të shpëtojë ishujt e tij që brenda 100 vjetëve sipas parashikimeve do të zhduken nga ngritja e nivelit të detit. "Edhe pse jemi një vend i vogël, duam të kontribuojmë jo vetëm në shpëtimin e ambientit, por edhe në rritjen morale të drejtuesve politikë", shpjegon Nasheed, i ulur në zyrën e tij në kryeqytetin e vendit.
President, sipas disa kërkimeve, brenda 100 vjetëve Maldivet do të zhduken. Ju keni propozuar të blini terrene tokësore në Australi dhe Indi për të bërë një dislokim gradual të 400 mijë banorëve. Bëhet fjalë për një zgjidhje të detyrueshme?
Ky problem ekziston ndaj duhet përballuar. Ndoshta pas 100 vjetësh do të gjendemi në një situatë kur më shumë se një e treta e popullsisë nuk do të ketë më tokën e tyre dhe njerëzit do të migrojnë nga një vend te tjetri. Mes tyre do jenë edhe stërnipërit tanë. Nëse jemi burra dhe gra të përgjegjshme duhet të përballemi sot me këtë problem. Kemi pikturuar gjithë skenarët e ardhshëm mbi klimën, mbi natyrën. Por çfarë do të ndodhë me njerëzit? Aktualisht jam duke u marrë me këtë problem.
Keni premtuar se brenda një dhjetëvjeçari në Maldive energjia do të vijë vetëm nga burime të rinovueshme. Si do ta arrini këtë objektiv?
Projekti kryesor mbi të cilin po punojmë është ndërtimi i një parku eolik që sapo të mbarojë, mendohet pas 20 muajsh, do të bëjë Maldiven, vendin me përqindjen më të lartë me energji të rinovueshme në botë. Parku i përbërë nga 30 turbina eolike, të brezit të fundit do të ndërtohet në afërsi të kryeqytetit dhe do të prodhojë 75 megavat energji elektrike, të mjaftueshme për të furnizuar gjithë kryeqytetin, aeroportin ndërkombëtar dhe fshatrat përreth. Energjia e tepruar, e prodhuar për shembull kur ka shumë erë, do të përdoret në impiantet e ndryshme për ujin e pijshëm.
Një projekt ambicioz për Maldivet. Ku do t‘i gjeni burimet ekonomike?
Marrëveshja 20-vjeçare prej 200 milionë dollarësh që shoqëria jonë e energjisë elektrike "Stelco" dhe amerikania "Malcon Energy" mbyllën pak javë më parë do të na bëjë më të pavarur nga gazi që importojmë rregullisht dhe do të na bëjë të kursejmë rreth 40 milionë dollarë. Në kantier kemi të tjera projekte me të cilat do të financojnë parkun eolik. Pastaj, në janar do të hyjë në fuqi një ligj i aprovuar pak javë më parë nga Parlamenti që parashikon pagesën e tre dollarëve për çdo turist në vend. Para që do të shkojnë për të financuar projektet e gjelbra. Qëllimi im është ai i transformimit të Maldiveve në një vend ku mund të eksperimentosh, ndërtosh dhe investosh mbi energjitë e rinovueshme.
Ju punoni pa pushim 18 orë në ditë derisa Maldivet të bëhen vendi model në fushën e politikave të ambientit dhe për këtë keni arritur të merrni një mbulim mediatik të denjë për një lider të madh. Ky presion ju ndihmon apo dëmton?
Varet. Mediat bëjnë punën e tyre dhe nuk tentoj që të mos jem fare i padukshëm. Në kohët e fundit e kam kuptuar se sa shumë rëndësi kanë lajmet e raportuara keq. Për shembull, shumë menduan se këshilli i kabinetit që u mblodh nën ujë në tetor nuk ishte gjë tjetër veçse një gjetje publicitare. Në të vërtetë, pas atij veprimi spektakolar qëndronte vullneti për t‘i kujtuar botës se vendi im është seriozisht në rrezik mbijetese.
Jeta juaj është një shembull vendosmërie dhe suksesi. Nga burgu në Presidencë. Çfarë ju dha forcë të ecnit përpara?
Nuk kam reshtur kurrë së menduari për më të mëdhenjtë e botës. Ata që për mua janë bërë modele dhe burime frymëzimi si Gandi dhe Nelson Mandela. U kam kushtuar shumë kohë edhe leximeve të Gunter Grasit, Salman Ruzhdies dhe Gabriel Garsia Markezit. Kam qenë gjithmonë një i pasionuar i madh pas librave. Edhe pse tani kam pak kohë, mundohem të gjej një orë në ditë nga ora 5 në 6 të mëngjesit, për të lexuar paksa. Letërsia më ka mësuar shumë për jetën. Pastaj janë dy vajzat e mia dhe gruaja që nuk dua t‘i lë pas dore: mundohem të kaloj sa më shumë kohë që të jetë e mundur me to. Ndonjëherë shoqëroj më të voglën në shkollë dhe më të madhen në tenis. Është një mënyrë për të bërë një shtije, rrallë i përdor limuzinat presidenciale.
Ju jeni një nga protagonistët e Kopenhagës? Mendoni se do të nënshkruhet një marrëveshje?
Një marrëveshje besoj se do të arrihet edhe pse unë mendoj se do të jetë shumë larg nga ai që unë si Presidenti i një vendi që rrezikon zhdukjen i kam vendosur vetë. Kopenhaga është një etapë e domosdoshme, e dobishme për të vendosur parametra që të gjithë duhet të zbatojnë për një të ardhme të sigurt.
Në vizitën tuaj në Nju Jork takove shumë nga kolegët e tu. Kush ju befasoi më shumë?
Kam shumë besim dhe e vlerësoj shumë Barak Obamën. Edhe Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, m‘u duk shumë i interesuar për temën e ndryshimeve klimaterike dhe fjalët e tij mbi këtë temë më janë dukur shumë bindëse. Qeveria indiane më duket më e interesuar në krahasim me të kaluarën. Kam pasur rastin të takoj shumë herë Kryeministrin Manmohan Singh që më ka treguar për angazhimin e Indisë për të aprovuar një legjislacion ambiental më të përgjegjshëm dhe efikas.