Vjedhja e bankës, 30 mijë euro shpërblim për informatorët
Policia e Vlorës nuk ka ende asnjë të dyshuar për autorësinë e grabitjes me armë të filialit të bankës "Intesa San Paolo", të ndodhur dy ditë më parë. Burime zyrtare të policisë lokale bëjnë të ditur se është vendosur një shpërblim prej 30 mijë eurosh për personat që do të japin informacione të sakta për identitetin dhe vendndodhjen e personave që grabitën filialin e bankës në zonën e Skelës. Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësi i Policisë së Vlorës, Saimir Koçiaj, i cili ka theksuar se për identifikimin e autorëve, është i mirëpritur edhe bashkëpunimi i komunitetit, kundrejt kësaj vlere financiare të siguruar nga Drejtoria e Policisë së Shtetit. "Nisur nga rrethanat dhe koha që ka ndodhur ngjarja, ne si drejtori policie kërkojmë ndihmën e komunitetit, për çdo informacion që do të jetë i dobishëm, në shkëmbim të ruajtjes së plotë të anonimatit. Nga ana e Drejtorisë së Policisë së Vlorës janë vënë në dispozicion numrat e telefonit 0694107443 dhe 0694107441 për të gjithë ata persona që kanë informacion të vlefshëm që do të ndihmojë në identifikimin e autorëve", ka thënë Koçiaj.
Të njëjtat burime saktësojnë se deri tani janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Vlorës mbi 30 persona, të dyshuar se mund të kenë lidhje me këtë vepër penale apo që mendohet se mund të kenë dijeni për ngjarjen. Por ende nuk ka persona konkretë të dyshuar si autorë të grabitjes me armë. Mendohet që në ngjarje të jenë implikuar tre deri në katër persona. Sipas policisë lokale, makina me të cilën është kryer grabitja, që u gjet e djegur në një lagje periferike të qytetit bregdetar disa minuta pas grabitjes, ka rezultuar se është shitur dhe blerë disa herë në qytetin e Vlorës dhe jashtë tij. Ndërkaq mendohet se personat që e kanë blerë për herë të fundit kanë përdorur dokumente false, ndërsa targa që ka pasur mjeti ka qenë e vjedhur nga një mjet tjetër.
Mesditën e djeshme, në ndihmë të Policisë dhe Prokurorisë së Rrethit të Vlorës kanë ardhur dhe përfaqësues të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, si dhe drejtori i Drejtorisë së Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Hetimet vazhdojnë intensivisht si nga Policia e Vlorës ashtu dhe nga prokuroria. Ndërkohë ende nuk ka dalë varianti zyrtar rreth shumës që është arritur të grabitet. Autoritetet e bankës si dhe policia kanë deklaruar se janë në fazë verifikimesh dhe nuk mund të thuhet shifra e saktë e të hollave që u grabitën të hënën. Ndërkohë filiali i bankës ka filluar dje punën normalisht, por punonjësit kanë qenë shumë të heshtur ndaj policisë dhe grupit hetimor. Sipas policisë lokale, veç shumës prej 30 mijë eurosh që do t‘i jepet informatorit që do të japë të dhëna të sakta rreth identitetit dhe vendndodhjes së autorëve, ai do të ketë favore të tjera personale dhe për familjen e tij. Në vjedhjen e bankës kanë marrë pjesë, sipas policisë, tre deri në katër persona. Grabitja me maska dhe armë ndodhi rreth orës 13:45 e ditës së hënë, kur tre persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve kanë sulmuar bankën, duke realizuar të pashqetësuar grabitjen spektakolare.