E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjen edhe radha e Ben Blushit: Rama të pranojë humbjen në zgjedhje. Po mban qendrime të turpshme

Mbërrihet deri tek niveli më i lartë i protestës zyrtare të drejtuesve të Partisë Socialiste, ndaj qendrimeve të turpshme paszgjedhore, që po mban kryetari i PS-së, ende në detyrë. Në një intervistë të posaçme për të përditshmen e Tiranës, “Panorama”, anëtari i kryesisë Ben Blushi i ka kerkuar publikisht Edi Rames te pranoje humbjen e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Duke foluar ashper mbi qëndrimin e kryesocialistit ne situaten paszgjedhore, deputeti Blushi, i përfolur si kandidat për të marrë drejtimin e PS-së, shprehet: “Këto zgjedhje nuk i kanë humbur komisionerët, siç po interpretohet paturpësisht, por kauza e gabuar dhe politika e personalizimit të një beteje të përbashkët. Ajo që po ndodh pas 28 qershorit në PS është një nga aktet më të shëmtuara në historinë e kësaj partie”. “Opozita duhet të priret nga e vërteta dhe jo nga mohimi i saj për qëllime meskine. Në këtë humbje ne të gjithë kemi përgjegjësitë tona, sepse kemi heshtur kur duhej të flisnim dhe kemi folur kur duhej të heshtnim, por unë nuk mund të pajtohem me Edi Ramën, që thotë se’tani që partia humbi, unë jam më i fortë se kurrë’. Po pres mbledhjen e forumeve të partisë për të dëgjuar të vërtetën e kolegëve dhe të miqve të tjerë dhe për të thënë dhe unë të vërtetën time”.


Përpara Ben Blushit, kundër qendrimeve të Edvinit ishin shprehur deputeti Arben Malaj si dhe anëtarja e kryesisë Edlira Haxhiymeri, por duket se tashmë ekziston një shumicë konsistente edhe brenda forumeve socialiste, të cilat nuk duan që partia të shkojë sërish në parapolitikë, duke bojkotuar parlamentin, vetëm se destabilizimi i intereson Edvinit dhe një grupi privat njerëzish brenda grupit të ri parlamentar të PS-së.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›