E Shtunë, 31 Tetor 2026

Epidemia e heshtur

Një gjë është e qartë, se ne ndodhemi në epokën që Spinoza e cilësontë si “koha e pasioneve të trishtueshme”, ku shenjues janë kur e nesërmja të duket si kërcënim dhe jo si një premtim. Sot do t’u marr pak më shumë kohë, nga ajo e çmuara se me të vërtetë kemi të bëjmë me një problem sa dramatik, aq edhe të kaluar heshturazi të shoqërisë sonë, i cili nuk gjykohet sa duhet.

Siç mund ta keni marrë vesh nëpërmjet medium-eve të ndryshme, dje një mjek toksikolog, Z. Stojani rihodhi në tregun mediatik lajm/alarmin se është rritur numri i rasteve të atyre që tentojnë vetëvrasjen, sidomos në këtë periudhë, në shërbimin e toksikologjisë pranë Spitalit Ushtarak. Vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit janë regjistruar pothuajse mbi 1000 raste që kanë tentuar vetëvrasjen me lëndë toksike. Arsyet e tentativës së vetëvrasjes janë të shumta dhe të ndryshme nga njëra-tjetra. Nga mjeku specialist mesojmë dicka me shumë, se shkaktar i drejpërdrejtë përshembull është stresi i akumuluar per shkaqe sociale, individuale ose familjare, sidomos në marrëdhëniet në çift, por janë edhe problemet ekonomike dhe ato të zhvendosjes që kryesojnë renditjen e shkaqeve.

Mirëpo ky lajm nuk është se vjen si rrufe në qiell të kthjellët. Nëqoftëse e mbani mend, pak muaj më parë një tjetër mjek toksikolog (zoti K.Stoja), deklaroi qartësisht rrezikun e lartë të shitjes së lirë të helmeve në pazaret dokudo. Sot statistika nuk është një opinion, kur bëhet fjalë për mbi 1000 raste që të kenë tentuar vetëvrasjen me helm (fostoksinë), thënë ndryshe me bar miu.

E pra shikoni me kujdes se në këtë mes helmi më i dashur për vetëvrasësit është fostosksina. Edhe pse helmi më i përdorur është fostoksina, në zonat rurale përdorin edhe lëndët kimike që përdorin në bujqësi për të luftuar brejtësit apo insekte të ndryshme.

Nëse shtiem nëpër mend vitet e shkuara: 1992-2007 etj, e kuptoni lehtë se çka ndodhur: skandal hipertrofik. Specialistët e sektorit apo ata të repartit të intoksikacionit të thonë nën dhëmbë se është e mundshme nëpërmjet Rregullimit ligjor “të volitshëm” në shitjen e lëndëve helmuese ulja e numrit të vetëvrasjeve. E thonë nën dhëmbë nga shkurajimi që i bën Ministria e Shëndetësisë, sa herë lëshojnë alarmin. Kinse alarme false dhe që ndodhin kudo në botë. Por ky cinizëm nuk ta frenon reflektimin sesi mund t’i ulësh rastet dramatike.

Gjithmonë flasim nëse është, Shteti, institucion të cilit i kemi deleguar sigurinë tonë, duhet të paktën të na sigurojë aktivisht mbrojtjen e jetës së fëmijvë tanë, të miqve tanë, të vëllezërve tanë. Them aktivisht, sepse është mënyra më e shpejtë për t’i vënë fre fenomenit. Përpara së të studiohet mundësia e një veprimi kapilar kundër vetëvrasjeve. Tani për tani e vetmja gjë që mund të behet aktivisht është një ligj apo një qarkore ku të ndalohet në territorin e Shqipërisë pesticidi për minjtë, me emrin fostoksinë. Është e çuditshme se pjesa më e madhe e vetëvrasjeve që ndodh vjen prej këtij helmi. Alarmante. Të kuptohemi: me parandalimin e qarkullimit të helmit nuk është se parandalojmë të gjitha vetëvrasjet, por ama tregojmë se nuk jemi bashkëpunëtorë, prej mosveprimeve tona. Kush ka ndërgjegje e kupton.

Të kuptohemi, nëse nesër do të lindë dielli në Shqipërinë tonë, kjo do të jetë falë njerëzve me vullnet të mirë. Sa herë që dielli lind, ai tregon diçka nga vetja jonë. Të sendërtohet një komision vigjilence  për ndalimin e tregtimit lirshëm të lëndëve toksike, si dhe nisjen e fushatave sensibilizuese të popullsisë, me qëllim që kjo e fundit mos të gjejë zgjidhje te helmimi. Ndoshta kërkojmë shumë si qytetarë? Them se jo. Sepse. Sigurimi i qytetarëve nëpërmjet parandalimit të një “epidemie vetëvrasjesh të heshtura”, si kjo e helmimeve duhet të jetë qëllimi primar i të deleguarve tanë në odën e demokracisë. Apo duhet ta konsiderojnë veten panafakë? Gërdeci jonë është municioni bar miu. Po them një lajm që duhet të dihet: një prej fishekëve mban deri në 10 kokrra (fostoksinë). Grupe pazarakësh asnjëherë nuk e servirin këtë helm me kontakt të drejtpërdrejt në dorë, por kurdoherë

brenda disa qeseve të vogla. Njoftimi se edhe helmet e tjera sigurohen nga prodhues artizanalë, çështja bëhet më delikate, madje më e pakontrollueshme. Çmimi është në ofertën: një kokërr bar miu (fostoksinë) kushton deri në 20 lekë të reja. Shikoni me vëmendje, vdekja kushton pak, ngjallja diçka më shumë.

Personalisht, tre muaj nga alarmi i parë, m’u shtua kureshtja dhe u nisa drejt pazarit, të shihja se si bëhej dhe në ç’kushte tregtohej helmi “bar miu” (fostoksinë). Çfarë pashë? Në të shumtat e rasteve kam diktuar një fakt, se personi që blen një lëndë toksike nuk e di se ka në dorë një armë vdekjeprurëse.

Edhe kur e kupton, është vonë, sepse është bërë pjesëmarrës i ndonjë pasqyre statistikore, e cila rezulton në listat e vdekjeve vetëhelmuese, d.m.th që kanë helmuar veten me to.

Personalisht jam ndier keq, dy herë keq, sepse kam dy veshë dhe një gojë. Shpjegohem: njëherë duke ditur nga lajmet se këto helme sjellin vdekje njerëzish më shumë se brejtësish, dhe së dyti duke parë që një qytetar blinte një fishek me fostoksinë, mund t’i afrohesha e t’i thosha se s’po bën zgjedhjen e duhur. Përpara jush mund të shfajësohem se nuk e dalloja dot lehtë një blerës që ka për qëllim të vrasë veten nga një tjetër që e do të ekzekutojë një mi. Banale por është e vërtetë. Unë kam një gojë e ju keni dy veshë. Dëgjoni dy herë kur të blini fishekë me bar miu

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›