Pozicioni i Edvinit po bëhet qesharak. Sot konfirmoi edhe presionet mbi Kolegjin Zgjedhor
Po mbërrin në nivele qesharake refuzimi i Edvinit për të pranuar humbjen dhe për t’u tërhequr nga politika. Pasi u mbyll procesi zgjedhor në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Rama ka dalë sot në konferencë shtypi për të njoftuar se rezultatin ai e lexon siç di vetë e se sipas këtij leximi, ai refuzon të pranojë se ka humbur. Duke konfirmuar dyshimet e shprehura sot edhe në gazetën “55” rreth presioneve të padrejta që po u bëhen anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor nga Edvini dhe nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu, Rama e ka përmendur vetë “vendin e krimit”, teksa ka deklaruar: "Uroj që Kolegji Zgjedhor të mos jetë si KQZ me ligjin dhe me të drejtën tonë të shkruar të zezë mbi të bardhë për të kërkuar zbatimin e tij ashtusikundër i siguroj të gjithë votuesit e mbështetësit tanë se ne nuk do të tërhiqemi asnjë milimetër në këtë përpjekje që s’ka të bëjë thjesht me fatin e një beteje elektorale, por me fatin e demokracisë në Shqipëri. 3 objektivat tanë mbeten votat ne qytetet e Beratit, Tiranes dhe Shkodres, tha kryesocialisti Edi Rama, dhe se zbardhjes se te vertetes se zgjedhjeve do t’i shkohet deri ne fund.
PD Ramës: Ti ke humbur...
Partia Demokratike reagoi sot në drekë në lidhje me deklaratë kërcënuese të Edi Ramës kundrejt Kolegjit Zgjedhor. Sot Edi Rama, për të maskuar humbjen e tij sërish bëri fjalë për krim elektoral por kësaj rradhe hoqi cdo maskë dhe shpalli kriminelë elektoral komisionerët socialist, të cilët në përputhje të plotë me ligjin dhe me ndjenjën e përgjegjësisë qytetare së bashku me komisionerët e forcave të tjera politike i gargantuan vendit procesin zgjedhor me integritetin më të lartë në gjithë historinë e tij. Partia Demokratike duke shprehur respektin e thelle për komisionerët e të gjitha forcave politike për punën dhe përkushtimin e tyre, denoncon edhe një herë qëndrimin e Edi Ramës, të motivuar totalisht nga përgjegjësia që ka për humbjen e zgjedhjeve dhe rënia në pakicë në Tiranë dhe një sërë qytetesh të vendit në nivel lokal.
Z.Rama, Partia Demokratike të ftoi të përballeshe me shqiptarët dhe ti u fshehe pas karriges së bashkisë
Ti humbe Z.Rama
Tani mos u fshih mbas alibive të kota të një humbsi në panik por përballu me socialistët
...