Konservatorizmi si ideologji dhe përfaqësimi i paekuivok i tij në Shqipëri
Konservatorizmi eshte nje ideologji. Ideologjia eshte nje tërësi idesh dhe nje menyre per te menduar nga nje grup njerëzish, por eshte edhe nje menyre per te kuptuar boten dhe se si shoqeria jone funksionon. Ne shume vende te botes ka parti politike te cilat përfaqësojnë dhe mbrojnë teoritë konservatore dhe një rast konkret, nje shembull i mire ilustrimi do te ishte Partia Demokratike e Shqiperise. Konservatorizmi evoloi si ideologji gjate shekullit XIX. Pikëpamjet konservatoriste paten nje influence shume te madhe nga revolucioni francez, por edhe nga revolucioni industrial. Edmond Burke (1729-1797) ishte nje nga ideologët me te rendesishem dhe konservatorizmi u mbeshtet fort ne mendimet dhe pikëpamjet e tij. Edmond Burke besonte shume ne ekonominë e Adam Smith, ku tregu mbizotëronte gjithçka; pra biznesi dhe tregtia ishin pikat kyçe te zhvillimit. Pershembull, sot Shqiperia kërkon te anëtarësohet ne BE qe te zgjeroje tregun e vet dhe ne kete menyre Shqiperia do të mund te zhvillohej edhe me shpejt... Gjithashtu Edmond Burke ishte nje simpatizant i revolucionit amerikan dhe i deklaratës së pavarësisë, të 1776-s. Porse tek ai ndodhën ndryshime të rëndësishme dhe bindjet politike iu tjetërsuan mbas asaj qe pa, gjatë revolucionit francez. Ngjarjet e atyre viteve në Francë ai i përjetoi si nje katasrofe te vertete. Edmond Burke shprehu kritika me te vertetë te forta ndaj revolucionit francez, të cilat i paraqiti në librin e tij “Reflektimi i revolucionit në Francë, në 1790-n”. Ky liber u pa si dokumenti i parë zyrtar i konservatorizmit si ideologji. Burke besonte se politikanet duhej te ishin njerëz pragmatikë (practice) dhe ne fakt konservatorët si politikane ashtu jane. Po t’i kthehemi ilustrimeve me realitetin e Shqipërisë, ne kater vitet e fundit ne vend jane bere ndryshime shume te medha infrastrukturore, brenda nje kohe shume te shkurter dhe kjo vetem per nje arsye, qe e djathta shqiptare eshte konservatore, pra praktike. Edmond Burke mendonte se shteti duhej te ndryshonte, ne menyre qe te ruante traditat e veta. Shtetet me te forta te Botes si Anglia kane regjistruar një progres të admiruar, ne sajë te teorive te konservatorizmit, gjerësisht të mbeshtetura tek teorite e Edmond Burkes. Nga vëzhguesit, edhe Amerika përkufizohet si nje shtet klasik konservator. Qysh më 1960, kur situata politike e SHBA-së ishe shume e komplikuar, per arsye se politikanet amerikanë ishin aq afer ideve te liberalizmit, disa prej eksponentëve të politikës amerikane e vetëshpallën veten si konservatorë. Qe atehere, konservatorizmi luajti nje rol kryesor ne historine e Amerikes dhe vete SHBA-ja dhe strukturat e saj bënë përpjekje, disa edhe zyrtare, që ideologjinë e konservatorizmit ta eksportonte ne shume vende te botes. Prej këndej edhe rrjedh opinioni përgjithësisht i përhapur se sot e kësaj dite, strukturat e SHBA-ve e kanë më të lehtë të bejnë ujdi me shtete ku mbizotëron ideologjia konservatore, pra kryesisht me shtete ku qeverisin të djathtët. Po të shohim në këtë kontekst historikun e marrëdhënieve të Shqipërisë me SHBA-të, kulmet janë regjistruar në fillim të viteve ’90, kur Partia Demokratike e Shqipërisë erdhi ne pushtet, apo edhe me një rikthim të këtij partneriteti pas 2005-s, kur PD gjithashtu u rikthye në qeverisje. Ne kohën kur Ronald Regan ishte president i SHBA-se, konservatorizmi pati nje zhvillim mbarëplanetar, edhe për shkak se Anglia qeverisej atëhere nga Margaret Thatcher dhe partia e saj konservatore. Të dy liderët ndanin të njëjtat qendrime dhe per kete arsye ata s’e fshehën edhe vullnetin e tyre për ta përhapur konservatorizmin. Prej këtij tandemi, u kristalizua nje lloj konservatorizmi, i cili në fakt pati disa ndryshime nga konservatorizmi klasik i Burkes. Që të dy besonin tek tregu i lire i Adam Smithit, por ata gjithashtu kerkonin ky treg te mbikëqyrej nga shteti ne rast se do kishte shkelje te te drejtave te njeriut, duke i ruajtur ato me ligj me forca policore dhe duke krijuar disipline ne shtetet e tyre.
Konservatoret përkufizohen si njerez mjaft patriotë. Pershembull, ne Angli, duke qene se vendi po pesonte nje renie ekonomike, u perhap ideja e nje Anglie me dy nacione; me te varfrit dhe me te pasurit, çka ishte e papranueshme për konservatoret. Keshtu Benjamin Disreili ishte nga te paret qe e vuri re kete problem. Ai, ishte kryeminister i Anglise ne vitin 1868 dhe u kthye sërish në funksion ne vitet 1874-1880. në mënyrë të pazakontë, Disraili shquhej edhe si nje novelist i shquar. Ai besonte se te pasurit kishin detyrime ndaj te varferve per konditat e jeteses dhe kjo u quajt si Anglia njenacionale, por Margaret Thatcher, e cila e nxori vendin e saj nga kriza ekonomike dhe e beri shume influente ne bote, mendonte se kjo teori ishte nje teori e dobet dhe ajo i quante njerëzit qe e mbeshtesnin ate teori si njerez te dobet dhe te padobishem per shoqerine. Konservatoret jane njerez qe u vënë nje rendesi shume te madhe traditave. Ne fakt, shume shpesh neper media, ata u referohen traditave dhe virtyteve familjare, pasi ata besojnë tek to, meqë ato japin nje identitet të spikatur dhe një përbashkuese nacionale shume të rendesishme per ata vetë. Pershembull ne Shqiperi, gjatë kater viteve të fundit, Partia Demokratike u investua në një megaprojekt infrastrukturor, e cila lidhte dy shtete, por edhe dy pjesët e kombit shqiptar.
Konservatoret besojne se njerëzit duhen te drejtohen nga elitat, sepse mendojne se po t’i lësh të lirë te bejne ç’te duan, ata do te rrëshqisnin drejt gjendjes së tyre fillestare. Ata bile shkojnë deri aty sa të predikojnë se disa njerëz kanë lindur per te drejtuar dhe disa te tjere per t’u drejtuar. Konservatoret kanë bindje se shteti duhet mbikëqyrur e se ligji ka supremacinë mbi gjithçka. Ne Shqiperi vihet re një hutim në rreshtim, pasi shume njerez jane konservatore ne mendime e në sjellje, por ndjekin palen e gabuar, sepse ata vetë nuk e kanë të qartë cila eshte e djathta konservatore dhe cila s’eshte. Duke e parë realitetin shqiptar në këtë përthyerje sinkronike, mund të thuhet pa ekuivok, se sot per sot, në Shqipëri, lëvizja konservatore përfaqësohet padyshim nga Partia Demokratike e kryeministrit Sali Berisha
...