E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria, organi i duhur për të bërë një hetim të thelluar dhe profesional

Analistët, kundër hetimit të zgjedhjeve nga Kuvendi

Analistët politik e shohin organin e akuzës si të vetmin institucion që mund të ndërmarrë një hetim të thelluar dhe Kushtetues për zgjedhjet e 28 qershorit. Për Artan Hoxhën, Drejtor i Institutit të Studimeve Bashkëkohore, ngritja e një komisioni hetimor parlamentar, për të bërë punën e Prokurorisë do të ishte jo vetëm antikushtetues, por i padobishëm për rezultanten që mund të prodhonte.
“çështja nuk është hapen, apo nuk hapen kutitë, diskutimi publik i bërë, është kanalizuar në drejtimin më të gabuar. çështja është, a është e lejueshme për Kuvendin, me një komision të tij hetimor, të futet në një terren hetimor, që është ekskluzivitet i Prokurorisë. Kuvendi e ka të kufizuar rolin e tij hetimor. është e pakuptimtë që Kuvendi të luajë rolin e Prokurorisë, apo të gjykatave. Organ më të mirë se sa Prokuroria, për të bërë një hetim të tillë të thelluar dhe profesional, për çdo rast ku ka një dyshim dhe në përputhje me ligjet, nuk ka”, u shpreh analisti Artan Hoxha.
Hoxha sjell në vëmendjen rastin e Ruzhdies, ku Prokuroria ka ndërhyrë për të hetuar mbi parregullsitë e konstatuara në procesin e numërimit.
“Në rastin e Ruzhdies, votat e saj u vlerësuan si të pavlefshme nga Kolegji Zgjedhor, dhe kjo tregon se Kolegji ka vepruar me dinjitet në përputhje me ligjin, që rrëzon pretendimet se ky Kolegj ka thyer ligjin. Prokuroria po vepron dhe po heton, në Ruzhdije dhe në zona të tjera, që tregon se sistemi është funksional”, deklaroi analisti Hoxha.
Artan Hoxha komenton edhe nismën e socialistëve, për të amenduan ligjin ekzistues për komisionet hetimore parlamentare, që sipas tij nuk është gjë tjetër, veçse përsëritje në një format ligjor tashmë, por gjithsesi antikushtetuese i sloganit të socialistëve: “Berisha hap kutitë ose largohu”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›