E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha në Davos: Lufta kundër korrupsion përparësi serioze për qeverinë

>Kryeministrat e vendeve anëtare të BE-së shprehën mirëkuptimin e tyre për aplikimin e Shqipërisë për statusin e kandidatit gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti dhe vullnetin për të proceduar me shpejtësi në liberalizimin e regjimit të vizave për qytetarët shqiptarë. Ky vullnet është shprehur nga drejtues shtetesh e qeverish të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në takimet e tyre me Kryeministrin Sali Berisha. Zyra e shtypit pranë Kryeministrisë bëri të ditur se gjatë qëndrimit në Davos, ku po zhvillon punimet Forumi Ekonomik Botëror, Kryeministri Berisha zhvilloi takime të veçanta me Kryeministrin e Belgjikës, Kryeministrin e Danimarkës, Presidentin e Lituanisë, Presidentin e Letonisë, Kryeministrin e Suedisë si dhe me personalitete të tjera të politikës evropiane. Lufta kundër korrupsionit është përparësia më serioze për qeverinë shqiptare,- tha  Kryeministri Berisha gjatë takimit me Drejtorin e Institutit për Qeverisje të mirë dhe Luftën Kundër Korrupsionit të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), Prof. Mark Peith. Në këtë kontekst, Kryeministri Berisha u shpreh se "lufta kundër korrupsionit është përparësia më serioze për qeverinë shqiptare", duke nënvizuar se në tre vjet Shqipëria nga grupi i 24 vendeve me korrupsion të lartë në botë ka lënë mbrapa 95 vende të planetit

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›