Vlerësimi i ekspertëve të Komisionit Evropian të zbatimit të procesit të Liberalizimit të Vizave për Shqipërinë, 22 maj 2009
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
1 Siguria e dokumenteve
Me sa duket, Shqipëria nuk i përmbush ende plotësisht kriteret e standardeve të specifikuara në kategorinë e parë të vlerësimit. Lëshimi i pasaportave biometrike nën një procedurë të sigurt personalizimi nuk mund të vlerësohet gjatë periudhës që ky raport është hartuar. (Deri më tani janë lëshuar shumë pak pasaporta )
2 Emigracioni i paligjshëm
Duket se Shqiëria nuk i përmbush ende plotësisht kriteret e standardeve të specifikuara në kategorinë e dytë (Emigracioni i paligjshëm). Mbetet ende për t u bërë veçanërisht në fushat e menaxhimit të kufijve dhe emigrimit
3 Rendi publik dhe siguria
Shqipëria ka bërë progres në fushat e rendit publik dhe sigurisë, por duket se ajo nuk i ka plotësuar ende plotësisht kriteret e standardeve të specifikuara në kategorinë e tretë të vlerësimit (Rendi Publik dhe Siguria)
4 Marrëdhëniet e jashtme dhe të drejtat themelore
Shqipëria është në rrugën e duhur në lidhje me vlerësimin e standardeve të Marrëdhënieve me Jashtë dhe të Drejtat Themelore. Megjithatë, duhet të bëhen përpjekje të mëtejshme në mbrojtjen e minoriteteve dhe kundër diskriminimit.
1. Maqedonia, nota e vlerësimit 1
2. Mali i Zi, nota e vlerësimit 1.75
Serbia, nota e vlerësimit 1.75
3. Shqipëria, nota e vlerësimit 3
Bosnje – Hercegovina, nota e vlerësimit 3
4. Kosova s ka vlerësim
Raportet e gatishmërisë, ato që vendosin të ardhmen
Kur Komisioni Evropian u prezantoi vendeve kriteret që duhet të përmbusheshin nga Ballkani Perëndimor për të hequr vizat, në maj dhe qershor të vitit 2008, qeverive iu kërkua të përgatisnin “raportet e gatishmërisë” që do të detajonin planet e ardhshme të kërkesave të BE-së. Por ky ishte hapi i parë, pasi Komisioni do të kërkonte përditësime për informacione shtesë për të qartësuar pikat kryesore. Mandati i 15 ekspertëve, që ishin të pranishëm edhe në Shqipëri nga muajt janar deri në mars 2009, kishte për qëllim të mblidhte dhe verifikonte informacionin në terren. Ata u përqendruan më shumë në çështjet e të drejtave të njeriut. Ekspertët u zgjodhën nga vetë qeveritë e BE-së.
Lohan
“Liberalizimi i vizave, më 2010”
Ambasadori i KE-së, Lohan, është shprehur pak ditë më parë në një intervistë për mediat se “mundësitë që Shqipëria të liberalizojë vizat me vendet e Bashkimit Evropian janë më të mëdha në vitin 2010 sesa këtë vit”. Lohan, ndër të tjera, tha se “pritshmëritë që të kemi një liberalizim të vizave më 2010 janë më realiste se sa fakti që kjo gjë të ndodhë në vitin aktual. Një mision teknik me ekspertë të vendeve anëtare të BE-së sapo është larguar nga Shqipëria, pasi analizoi ecurinë në fusha kyçe, si ecuria e dokumenteve, migracioni, menaxhimi i kufijve dhe azili, institucionet e zbatimit të ligjit, si dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Këta ekspertë do të përgatisin një raport dhe do t ia dërgojnë Komisionit Evropian konkluzionet e tyre, të cilat do të përdoren për të propozuar lëvizjen e lirë pa viza për ato vende që kanë përmbushur kriteret e përcaktuara më parë”, - u shpreh Lohan. Sipas tij, “për shkak të fokusimit në shpërndarjen e kartave të identitetit Shqipëria ka shënuar pak progres në prodhimin në shkallë të gjerë dhe shpërndarjen e pasaportave biometrike, kështu që do të duhet më tepër në këtë fushë”.
Ky lajm është publikuar: 23/05/2009