Përjashtimi i partive nga gara, KQZ debate të ashpra
Autori i Lajmit: Suela Topi
Listat shumemërore
Debati për regjistrimin e partive është rikthyer edhe dje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Problemet e listave shumemërore kryesisht për ato parti që kanë dorëzuar vetëm një pjesë të qarqeve kanë shkaktuar debate dhe përplasje në KQZ. Përplasja këtë herë ka ardhur për Partinë e të Drejtave të Mohuara e Re, e cila kishte dorëzuar listën vetëm për 9 qarqe dhe jo 12. Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Pandeli Varfi, propozoi që të refuzohej kjo parti, ashtu si Partia e Punës, e cila kishte paraqitur listat vetëm për 8 qarqe. Pikërisht ky propozim ktheu përsëri debatin. Ristani i quajti komentet si tymnaja të kota, madje tha se këto propozime bëhen shkak dhe që të goditet KQZ. Ndërkohë që përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, në KQZ, Ilirian Muho, tha se KQZ e ka të vështirë të zbatojë ligjin, meqenëse kjo parti është aleate e demokratëve. Kjo gjë shkaktoi reagimin e Ristanit, i cili solli si argument nenin 73 të Kodit Zgjedhor, i cili parashikon kthimin e listave për plotësim. Me votim janë hedhur poshtë argumentet e opozitarëve. Pas shqyrtimit janë kthyer për plotësim 5 parti, ndërsa kanë kaluar vetëm listat e Partisë për të Drejtat e Emigrantëve.
Diskutimet
Partia e të Drejtave të Mohuara e Re ka shkaktuar debate gjatë mbledhjes së KQZ-së pasditen e djeshme. Me propozim të Varfit, por i mbështetur dhe nga anëtari tjetër i KQZ-së, Artan Laze, është kërkuar që të mos pranoheshin listat e kësaj partie, e cila kishte paraqitur emrat e kandidatëve për deputetë vetëm në 9 qarqe nga 12 që janë gjithsej. Anëtari i KQZ-së, Laze, pohoi se ligji parashikon mospranimin e këtyre listave. Por kreu i KQZ-së, Arben Ristani, pohoi se nuk mund të vihet në dyshim puna e KQZ-së. Sipas tij, neni 73 e Kodit Zgjedhor e përcakton qartë se “KQZ-ja ose, sipas rastit, KZAZ-ja, verifikon rregullsinë e dokumentacionit të kandidimit dhe nëse vëren parregullsi apo mospërmbushje të kërkesave të Kodit Zgjedhor, ua kthen ato subjekteve zgjedhore për korrigjim jo më vonë se 35 ditë përpara datës së zgjedhjeve”. “Mospërmbushja do të thotë që dokumentacioni kthehet për plotësim. Nuk është shqip kjo. Nga kjo marrin shkas dhe këta që godasin KQZ kot”, - tha Ristani, duke reaguar në këtë mënyrë dhe ndaj deklaratave të bëra dje nga PS, e cila pohoi se KQZ po merr vendime politike në interes të demokratëve. Kundër argumenteve të Ristanit reagoi dhe përfaqësuesi i LSI-së në KQZ, Ilirjan Muho. “E kuptojmë pozicionin tuaj se kjo është partia aleate e Partisë Demokratike dhe ju e keni të vështirë. Por ne po i referohem nenit 67 të Kodit, ku thuhet qartë se duhet lista për çdo zonë zgjedhore. Nëse nuk i sjell këto lista, partia nuk mund të regjistrohet”, - tha ai. Por Ristani e kundërshtoi duke përdorur të njëjtin argument. Ai tha se në asnjë nen të Kodit Zgjedhor nuk thuhet se këto parti nuk duhen regjistruar, por vetëm që në rast mospërmbushje, kthehet lista për plotësim. Ai i quajti si tymnajë të kotë argumentet e socialistëve. Ndërkohë që anëtarët e tjerë të KQZ-së, Vera Shtjefni dhe Hysen Osmanaj, mbështetën argumentet e kryetarit, duke e quajtur të kotë diskutimin, i cili sipas tyre, mori zgjidhje në mbledhjen e kaluar. “Debati që u hap është përsëritje se është argument i bërë. Pse kërkojmë me forcë t i imponohemi njëri-tjetri. Është e caktuar me ligj si do të veprojmë. Po përpiqen të krijojnë tymnajë. Të kalojmë në vendimmarrje”, - tha Shtjefni. Laze kundërshtoi këto argumente duke pohuar si ishte i thjeshtë votimi 4 me 3, por do të ishte më mirë që të arrihej në një vendim me konsensus. Ndërkohë që edhe përfaqësuesi i PD-së në KQZ, Njazi Kosovrasti, pohoi se fryma e nenit 73 del qartë që ligjvënësi është treguar miqësor me kandidatët dhe subjektet kur pas dorëzimit të dokumentacionit u krijon atyre mundësi për plotësim. Në momentin kur nuk do të mbushin kërkesat ligjore atëherë vendimi është i qartë”, - tha ai. Pas gjithë këtyre debateve, me votat pro të Ristanit, Zgurit, Shtjefnit dhe Osmanajt dhe me votat kundër të Lazes dhe të Varfit, u miratua propozimi për plotësim e dokumentacionit të kësaj parti. Pas shqyrtimit një për një të dokumenteve, u rikthyen për plotësim dhe listat e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Partisë Demokristiane, Partisë “Rruga e Lirisë” dhe partisë “Forca Albania”. Problemet kryesore të tyre ishin mosplotësimi i 30 përqindëshit të femrave dhe probleme kryesisht me dokumentet e identifikimit. Ndërkohë që janë miratuar listat e Partisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve, e cila është në koalicion me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Deri dje janë miratuar listat e 14 partive, ndërsa për sot është caktuar shqyrtimi i dokumentacionit të 20 partive të tjera mes tyre dhe të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.
Ky lajm është publikuar: 23/05/2009