E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlerësimi i ri për gjimnazet, notat do të fillojnë nga “0”

 zirina llambroMund të marrësh notën 4 e nuk arrin të kalosh klasën. Por ka edhe më keq. Nëse nuk përmbush detyrimet e reja me të cilat justifikohet angazhimi në shkollë ,regjistrin mund të  ta nxijë edhe nota 0. Vite më parë gjithçka është vënë në praktikë nga mësuesit e lëndëve të ndryshme në shkollat e mesme,kryesisht për të vënë në sedër nxënësit. Por në fund të vitit notat poshtë 4-s nuk përbënin ndonjë diferencë. Në regjistër nuk hidheshin. Tashmë  skema e re e vlerësimit do të nisë të aplikohet këtë semestër në vitet e para të gjimnazeve. Gjithçka e konfirmojnë drejtuesit e  shkollave të mesme të kryeqytetit. Kështu për të  korrigjuar  njohuritë e nxënësve,do të maten 4 komponentë. Peshën më të madhe do ta kenë provimet me shkrim të lëndës që do të përbëjnë 50% të notës përfundimtare. Veç tyre jo mjaft i rëndësishëm do të jetë edhe provimi në fund të semestrit i cili zë 25% të notës. Por që një nxënës të marrë notën maksimale është e domosdoshme që të kryejë punime vetjake dhe përvetësimi ditor i njohurive. Nga sa bëjnë me dije burime nga drejtoria arsimore e kryeqytetit tashmë janë shpërndarë udhëzuesit që mësuesit do të duhet të përdorin në mbyllje të semestrit për nxjerrjen e notave përfundimtare të secilës lëndë. Konkretisht, përdorimi i kushteve të reja të vlerësimit do të zbatohet duke filluar nga ky vit te nxënësit e viteve të para. Treguesi i vlerësimit të punimeve dhe projekteve, do të mbështet në punën në grup apo individuale që nxënësit kanë zhvilluar për tema të veçanta mësimore të përcaktuara nga mësuesi i lëndës. Nga sa përcaktohet edhe në udhëzim brenda muajit janar  mësuesit e lëndëve përkatëse duhet të zhvillojnë provimin përfundimtar të testimit të njohurive të nxënësit. Rezultatet do të përdoren më pas në nxjerrjen e notës përfundimtare. Nota mesatare do të llogaritet me dy shifra pas presjes dhjetore. Pas përcaktimit të notës mesatare për secilin tregues, mbledhja e rezultateve do të nxjerrë dhe notën përfundimtare, me të cilën do të vlerësohet nxënësi për këtë semestër. Ndërkohë që rezultatet e nxjerra nga mësuesit do të kontrollohen edhe nga ekspertët e drejtorive arsimore. Meqë zbatimi i skemës së re të vlerësimit të nxënësve kërkon kohë, është propozuar që në mbyllje të semestrit, mësuesve t'u jepen tri ditë pushim, në mënyrë që të llogaritin këta tregues për secilin nxënës. Skema e vlerësimit të nxënësve në shifra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›