E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlerësoj rolin dhe paanësinë e kishës

Në lidhje me akuzat e këtyre ditëve nga segmente të politikës kundrejt Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare, Nikollë Lesi deklaroi se Lidhja Demokristiane Shqiptare (LDK), e cila përmbledh në gjirin e saj demokristianët e vërtetë e që kontribuojnë në udhën e duhur drejt Brukselit, mbështet qëndrimin e Konferencës Ipeshkvnore për paanësinë e saj dhe për përfaqësimin politik të katolikëve. Sipas tij, katolikët shqiptarë janë të shpërndarë në parti të ndryshme, çka tregon nivelin e demokracisë sonë në rritje, si dhe kanë përfaqësuesit e tyre në shumë institucione të rëndësishme të shtetit, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›