Kapllani, dopjetë kundër Bajernit II

/* */
Edhe pse ende nuk ka luajtur asnjë minutë në Bundesligë, sulmuesi shqiptar Edmond Kapllani, shkëlqeu në barazimin 2-2, në testin që skuadra e tij Augsburgu luajti kundër formacionit të dytë të Bajernit të Munihut, ekip që luan në Ligën Rajonale në Gjermani.
I përzgjedhur nga trajneri Jos Luhukaj, sulmuesi i Kombëtares ia shpërbleu nderin duke shënuar të dy golat, pikërisht në minutat 4 dhe 49. Sulmuesi i Bajernit, Manuel Fisher, barazoi rezultatin po me një dygolësh (75’ dhe 81’).