“Kurier”: Shëtel, si guxon ta lësh Salihin në stol!

/* */
Humbja 3-0 e Rapidit të Vjenës në derbin me rivalin e përjetshëm, Austrinë, krijoi edhe përshtypjen e një krize të skuadra e shqiptarit Hamdi Salihi dhe kosovarit Atdhe Nuhiut. Mediat austriake, përfshirë gazetën më të madhe “Kurier” kanë kritikuar ashpër trajnerin e Rapidit të Vjenës, Shëtel, për lënien shpesh në bankinë të sulmuesit shkodran. “Kurier” shkruan: “Rapidi është pas pesë ndeshjes i vetmi ekip që i Ligës që nuk shënon gol në pjesën e parë, edhe pse kundër Austrisë patën shumë shanse për të shënuar. Hamdi Salihi është qartësisht një nga sulmuesit më eficientë, por ai shpesh qëndron në bankinë, pasi ai nuk përshtatet me sistemin që ka ngritur trajneri Shëtel”. Salihi është aktualisht, sulmuesi më prodhimtar me Rapidin, madje sezonin e kaluar shënoi 25 gola, nga këto 18 në kampionat. Por, për shkak të skemave të trajnerit Shëtel, shkodrani është i sakrifikuari i madh i taktikës së përzgjedhur nga tekniku. Rapidi në pesë ndeshjet e para ka këtë bilanc: 2 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje dhe aktualisht renditet në vendin e katërt nga dhjetë ekipe që ka kampionati austriak. Salihi ka shënuar vetëm 1 gol, ndërsa në Kupën e Austrisë shënoi pesë gola në një ndeshje kundër Lask Linz Junior.