E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fëmijët talasemikë, vetëm gjak nga të afërmit

28/12/2009  Urdhri nga Ministria e Shëndetësisë pasi banka s’ka më gjak
Të afërmit: Nuk është zgjidhje, fëmijët transfuzion çdo 21 ditë
FIER- Familjarët që kanë fëmijë në qendrën hematologjike dhe kanë fëmijë që vuajnë me sëmundjen e talasemisë, tashmë duhet të bëjnë dhurim vullnetar të gjakut ndaj tyre. Ky ka qenë një urdhër i Ministrisë së Shëndetësisë, urdhër i cili doli për shkak të mungesës së rezervave të gjakut në bankën e gjakut. Sipas mjekut të Bankës së gjakut në Lushnjë, Mehmet Xhindole, pohohet se janë marrë të gjitha masat për të kryer transfuzionin e fëmijëve talasemikë të Fierit dhe Lushnjës me gjak, ndërsa për vitin e ardhshëm furnizimi me gjak do të bëhet nëpërmjet dhurimit vullnetar të të afërmve të fëmijëve talasemikë. “Ky është urdhri që na ka ardhur nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut”,-ka thënë Xhindole, i cili pritet që fëmijët të vijnë të shoqëruar me të afërmin e tyre dhurues. Urdhri i ri i bluzave të bardha konsiderohet sidomos nga familjarët e pacientëve të vegjël si mjet problematik, pasi do të krijojë sorollatje pa fund për këtë kategori pacientësh. Të afërmit e fëmijët talasemikë pohojnë se kjo formë e transfuzionit të gjakut, nuk mund të përmbushë më së miri problemin e tyre. “Janë me dhjetëra fëmijë talasemikë në rrethin Fier, të cilët kryejnë transfuzion gjaku në qendrën e Lushnjës ose në Tiranë”. Talasemikët pohojnë se do të nisin protestat e tyre pasi kanë nevojë 1 herë në 21 ditë për gjak.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›