E Shtunë, 31 Tetor 2026

Defekt ne ujesjelles, disa zona te Tiranes pa uje

TIRANE- Ditet e fundit disa zona te kryeqytetit vuajne mungesen e ujit te pijshem. Drejtoria e ujesjellesit informon per nje avari ne linjen e furnizimit me ujë. Behet fjale per nje defekt ne rrjetin e ujesjellesit ne Lanabregas dhe ne Depon e Qytetit Studenti. Per pasoje nderprerje ne furnizimin me uje te pijshem do te kete ne zona te tilla si ne Tiranen e RE, Komuna e Parisit, zonen e Kinostudios,Kodra e Priftit,Sauk dhe ne zonen Ali Demi. Drejtues te ujesjellesit kane njoftuar gjithashtu se grupe specialistesh jane ne vendngjarje dhe po punojne per riparimin e defektit dhe furnizimin normal me uje te pijshem.(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›