E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia –Tirana, hesapet lahen në Tiranë



Vllaznia e Tirana u ndanë sërish në barazim pa gola në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, i treti rresht duke përfshirë edhe dy përballjet sezonale në kampionat (0-0 në “Loro Boriçi” e 1-1 në “Selman Stërmasi”), duke dëshmuar se janë dy rivale të mëdha e të denja si për titullin kampion ashtu dhe për trofeun e Kupës. Në një “Loro Boriçi” të tejmbushur e spektakolar nën projektorë (takimi nisi në orën 18:30), dy formacionet më të mira për momentin, nuk e gjetën dot rrugën e rrjetës. Dy shtylla, nga një për secilin ekipi, fillimisht Bledar Devolli për Tiranën e më pas Xhevair Sukaj për Vllazninë, prodhuan edhe momentet më emocionuese të supersfidës së parë.
FLAMURTARI-SHKUMBINI 1-0
Flamurtari fitoi 1-0 sfidën e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë kundër Shkumbinit, duke hedhur një gjysmëhapi drejt finales së 13 majit të edicionit të 57-të të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm futbollistik shqiptar. Bledjon Guga goditi shtyllën në minutën e 10-të, por kryevepra ishte Halim Begajt, i cili realizoi në të 27’ edhe golin e vetëm të takimit pas edhe një pune të bukur kroato-brazilianit Robert Alvizh. Takimi i kthimit do të luhet pas dy javës në Peqin, më 29 prill.

KUPA E SHQIPËRISË
GJYSËMFINALET
Ndeshjet e para

FLAMURTARI-SHKUMBINI 1-0
Shënues: Begaj 27’
Gjyqtar: Sokol Jareci

VLLAZNIA-TIRANA 0-0
Gjyqtar: Sokol Çekaj

16 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›