Daniel Frid, mision special në Tiranë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar qeverisë shqiptare mbështetje për dy nismat më të reja të Presidentit Barak Obama. Departamenti Amerikan i Shtetit ka dërguar menjëherë në Tiranë një nga diplomatët më të rëndësishëm të saj, pikërisht ambasadorin Daniel Frid, i cili bashkë me ambasadorin e SHBA-së në Tiranë, John Withers kanë zhvilluar një takim me Kryeministrin shqiptar, Sali Berisha. Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura në vilën 30, por siç mësohet nga burime qeveritare, i dërguari i State Departamentit i ka kërkuar qeverisë shqiptare që Tirana të mbështesë rritjen e trupave të NATO-s në Afganistan dhe Shqipëria të presë një numër të konsiderueshëm të burgosurish nga Guanantanamo, pas mbylljes që do të përfundojë në fund të vitit. SHBA i druhet shpërthimit të një reaksioni zinxhir me të burgosurit që sipas të gjitha gjasave ose mund të persekutohen në vendet nga kanë ardhur ose mund t‘u bashkohen strukturave të Al Kaedës. Qeveria shqiptare është shprehur e gatshme për të plotësuar kërkesat e aleatit më të madh të saj, por vetëm me një kusht të vogël. Që të ardhurit nga Guantanamo të mos jenë uigurë. Kryeministri Berisha ka bërë të ditur se nuk dëshiron të acarojë për së dyti marrëdhëniet me Kinën pas problemeve të ndodhura në 2006-n me pranimin e pesë shtetasve kinezë të kombësisë uigure, të cilët ende jetojnë në Tiranë. Bisedimet mes Berishës dhe diplomatëve amerikanë Fried dhe Withers janë zhvilluar edhe në prezencën e ministrit të Brendshëm shqiptar, Lulzim Basha. Pas takimit, Kryeministri Berisha ka bërë të ditur menjëherë mbështetjen e Shqipërisë ndaj planit të ri të Presidentit Obama për rritjen e trupave ushtarake në Afganistan, në mënyrë që t‘i jepet goditja e fundit Al-Kaedës. Në deklaratën e tij publike, Berisha tha se "Duke përshëndetur këtë vendim të Shtëpisë së Bardhë dhe Presidentit Obama, qeveria shqiptare, si vend anëtar i NATO-s, mik e aleat i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe mik i kombit afgan dhe Afganistanit, vendos t‘i përgjigjet kësaj nisme të re të Presidentit Obama me një shtim të ri të forcave tona në Afganistan, duke dërguar, përveç dy kompanive që veprojnë në Herat, edhe 85 trupa shtesë. Nga këto, rreth 35 do të jenë trupa luftimi, sigurisht, e vetëkuptueshme që ne do të ndajmë rrezikun me aleatët tanë, 25 do të jenë oficerë për stërvitjen e ushtrisë afgane dhe 20 të tjerë do të jenë ekip mjekësor, mjek e infermierë. Me këtë kontingjent, mendoj se Shqipëria jep kontributin edhe mbi proporcionin e saj në këtë çështje të madhe të paqes botërore, siç është paqja, stabiliteti dhe siguria e Afganistanit". Kreu i qeverisë shqiptare, në lidhje me kërkesën e
dytë ka deklaruar se "Qëndrimi im bazohet tërësisht në një çështje të drejtash të njeriut. Natyrisht, kam deklaruar se nuk mund të jenë uigurë, sepse, për arsye tashmë të njohura, unë jam transparent, i hapur, marrëdhëniet me Kinën kanë për Shqipërinë një rëndësi të veçantë. Kina është një vend mik, ndaj dhe nuk mund të komplikohet". Takimi i Berishës me dy zyrtarët e lartë amerikanë është zhvilluar në kontekstin e një zhvillimi politik siç ishte skadenca e ultimatumit të opozitës. Nga qeveria ashtu dhe nga ambasada shqiptare theksojnë se nuk është folur specifikisht, megjithëse biseda ka prekur zhvillimet e brendshme.