E Diel, 1 Nëntor 2026

Besa shkatëron Tiranën në kryeqytet

Albania-sport - Besa arriti një fitore madhështore (2-1) në kryeqytet me kryesuesen e kampionatit, Tiranë, falë golit të shënuar në minutën e 3 shtesë të pjesës së dytë, kur Parid Xhihani shfrytëzoi në maksimum asistin e cmuar të Elokan. Fitorja e tretë rresht në kampionat e formacionit të Vasil Bicit që ndaloi serinë prej gjashtë fitoresh të 22-herë kampionëve, të cilët një javë më parë kishin humbur me te njëjtin rezultat me Teutën e Durrësit (2-1), por për cerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Një fitore e merituar e Besës që u arrit falë dy golave të jashtëzakonshëm të Renato Arapit dhe Parid Xhihanit që përmbysën golin e shpejtë të golashënuesit më të mirë sezonal, Vioresin Sinanit. Shkodrani ishte autori i golit të vetëm të Tiranës në minutën e 17, por që nuk rezultoi i mjaftueshëm për të regjistruar fitoren e dytë sezonale me Besën e Kavajës, që ia arriti të përsësërisë të njëjtin rezultat si ai fazës së parë, por me kahun pozitiv nga Besa.
Tirana-Besa u luajt nën projektorët stadiumit kombëtar "Qemal Stafa", ku Tirana nuk kishte humbur më parë asnjë pikë sa herë që kishte luajtur.
Tirana e nisi lojën me shumë vrull ndërsa ishte kapiteni Devi Mukaj në të 2' nisi ngacmimin drejt Besës së Kavajës. Pas nje periudhe të shkurtër reflektimi nga të dy ekipeve, është Vioresin Sinani që diti të përfitojë nga përgjumja e mbrojtjes kavajase duke shënuar për Tiranën, por dhe golin e tij të 16 sezonal.
Pjesa e parë përfundoi me fitoren e bardhebluve, ndërsa në 45 minutat e dyta, Besa luftoi shumë për të ndezur atmosferën e takimit të mbështetur nga disa qindra kavajas. Rezultati nuk mungoi kur Renato Arapi në të 78' shënoi një eurogol duke sjellë barazimin, pas harkimit nga krahu i djathtë i mesfushës së Besës.
Humbja me Besën e ndaloi skuadrën e Shkëlqim Mucës në kuotën e 43 pikëve, por tashmë me një diferencë prej 9 pikësh nga ndjekësi i saj më i afërt, Teuta e Durrësit, që regjistroi një fitore të cmuar me Elbasanin në "Ruzhdi Bizhuta".
Kjo ishte humbja e tretë sezonale e Tiranës në kampionat dhe e 14–ta fitoren e 67 në 118 përballjet historike me Besën.
Besa u ngjit në kuotën e 28 pikëve, duke u pozicionuar pas javës së 20 në vendin e 6, e duke lenë pas kampionin në fuqi, Elbasanin që humbi ne shtëpi me Teutën.
Në javën e 21 Besa do të presë në një ndeshje shumë të rëndësishme Shkumbinin e Peqinit, teksa me presidenti Bizhdili shprehu hapur synimet për një vend në Europë.
Tirana do të përballet në javën e 21 me Flamurtarin ndaj të cilit ka disa hesape për të "larë", pas humbjes poshtëruese të fazës së parë në Vlorë (3-2).

NDESHJET NGA SEZONI 2000-2001

SEZONI 2006-2007
Tirana-Besa 1-2
Besa-Tirana 1-2

SEZONI 2005-2006
Besa-Tirana 0-2
Tirana-Besa 1-1
Besa-Tirana 1-1
Tirana-Besa 1-1

SEZONI 2003-2004
Besa-Tirana 2-4
Tirana-Besa 5-0
Besa-Tirana 1-2
Tirana-Besa 7-1

SEZONI 2002-2003
Tirana-Besa 5-0
Besa-Tirana 0-0

SEZONI 2000-2001
Tirana-Besa 3-0
Besa-Tirana 0-0

Bilanci 14 ndeshje: 8 fitore Tirana, 5 barazime, 1 fitore Besa. Golat 31-10.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›