E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vllaznia merr edhe mesfushorin Llenga

Albi Llenga është blerja më e re e Vllaznisë në prag të përfundimit të afatit zyrtar të mbylljes së merkatos, 31 gushtit. Bëhet fjalë për një futbollist të ri dhe të talentuar, i cili mbulon rolin e mesfushorit me tipare sulmuese. Llenga është një ndër të rinjtë shqiptarë të cilët kanë provuar të luajnë në kampionatet e huaja të Europës. Sezonin e fundit ai është aktivizuar në kampionatin grek, në radhët e skuadrës Ethnikos Pireu. Gjatë kësaj vere ai u testua edhe nga skuadra gjermane e Bundesliga 2, Kolbenz, por nuk mundi të arrinte një marrëveshje. Llenga është sugjeruar te klubi shkodran pikërisht nga trajneri i përfaqësues U-21, Artan Bushati. Ndërkohë që në ndeshjen e kësaj jave, Vllaznia mund të përdorë edhe mesfushorin brazilian, Leandro Teo Filo, kartoni i së cilit më në fund ka mbërritur në Federatën Shqiptare të Futbollit. Pritet që ai të aktivizohet në ndeshjen kundër Apolonisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›