E Shtunë, 31 Tetor 2026

Superiore, ndeshjet luhen ditën e shtunë

Federata Shqiptare e Futbollit njofton se java e dytë e Kategorisë Superiore do të luhet të shtunën. Një gjë të tillë, organi më i lartë të futbollit në vend e ka bërë nëpërmjet një komunikate të publikuar në faqen e saj zyrtare në internet. Ndërkohë që po të shtunën do të startojë edhe sezoni i ri i Kategorisë së Parë. "Sektori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit njofton të gjitha klubet e futbollit së ndeshjet e javës së dytë të Kategorisë Superiore dhe ndeshjet e javës së parë të Kategorisë së Parë do të zhvillohen të gjitha ditën e shtunë, datë 29 gusht, në orën 17:00", shkruhej në komunikatën e djeshme të FSHF-së. Një nga ndeshjet më interesante të kësaj jave pritet të jetë takimi që do të luhet në Vlorës mes Flamurtarit dhe Dinamos. Një tjetër përballje e fortë pritet të jetë edhe ndeshja mes Shkumbinit dhe Besës, e cila mund të karakterizohet nga tensionin dhe polemikat mes dy klubeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›