E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia ruan kreun në Fier, Dinamo shpartallon Besën

Fier-U zhvilluan ndeshjet e planifikuara për të shtunën, të vlefshme për kampionatin kombetar te futbollit, java e 14-te e Superliges dhe java e 13-te e Kategorise se Pare. Vllaznia, kryesuese e Superliges, e ruajti me fanatizëm këtë pozicion, falë një dygolëshi të Vioresin Sinanit, ndërkohë që vendasit nuk shkuan më tej se një gol i vlonjatit Cercizi. Tri pikët në trasfertën e Fierit I japin komoditëtin ekipit shkodran të qëndrojë I pari në klasifikim, pavarësisht se si do të dalë Tirana, të dielën, në derbin me Partizanin. Fitore të bukur ka marrë edhe Teuta e Durrësit, 2-0, ndaj Shkumbinit, duke ecur përpara me hapa mjaft pozitivë skuadra e Starovës, që e sheh veten tashmë me pikë të barabarta, sa Tirana, ndërkohë që kjo e fundit ka një ndeshje më pak. Elbasani barazon 1-1 në Ballsh, ndërkohë që Flamurtari fiton 2-0 ndaj Lushnjës 2-0. E thellë dhe tronditëse për Besën e Kavajës ka qenë fitorja 4-2 e Dinamos kampione në “Sleman Stermasi”. Dygolësha kanë realizuar këtë javë Sinani i Vllaznisë dhe Plaku i Dinamos, duke kryesuar të dy listën e golashënuesve më të mirë, me nga 7 gola. Ndërkohë, të dielën, në “Qemal Stafa” do të luhet derbi I kryeqytetit, Partizani-Tirana, ndërsa mjaft interesant është edhe derbi juglindor për Kategorinë e Parë, që do të luhet në Bilisht, mes Skënderbeut dhe Gramozit, dy ekipet që kryesojnë këtë kategori. Ne menyre telegrafike, me poshte po ju njohim me ndeshjet dhe rezultatet e tyre:

 

Superliga

Java e 14-te (6.12.2008)

TEUTA-SHKUMBINI  2-0

 (Mile 20’ (p); 70)

Gjyqtar: Bardhyl Pashaj

 

DINAMO-BESA  4-2

(Diop 24’; Ferraj 61; Plaku 73; 77 / Progni 54; Abilaliaj 87)

Gjyqtare: Albano Janku

 

BYLIS-ELBASANI  1-1

(Bakiu (p) / Ahmataj 65)

Gjyqtar: Tanush Latifi

FLAMURTARI-LUSHNJA  2-0

(Galica 27’)

Gjyqtar: Ervis Peza

 

APOLONIA-VLLAZNIA  1-2

(Cercizaj 56 / Sinani 2; 18’)

Gjyqtar: Kridens Meta

 

(7.12.2008)

PARTIZANI-TIRANA

Gjyqtar: Sokol Jareci

 

Kategoria e pare

Java e 13-te (6.12.2008)

TERBUNI-POGRADECI  0-2

Gjyqtar: Sh.Balliu

DAJTI-TURBINA (e shtyre)

Gjyqtar: R.Sadiku

SKRAPARI-ADA  3-0

Gjyqtar: L.Alla

BILISHT SPORT-SOPOTI  5-0

Gjyqtar: S.Disha

BURRELI-LUFTETARI  1-0

Gjyqtar: E.Sino

KASTRIOTI-NAFTETARI 3-0

Gjyqtar: E.Jorgji

(7.12.2008)

SKE

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›