Vllaznia, shqiptarja më e mirë për 2007-‘08
Vllaznia është skuadra më e mirë shqiptare për sezonin e kaluar. Ky vlerësim është dhënë nga Instituti Ndërkombëtar i Futbollit për Historinë dhe Statistikat (IFFHS), i cili publikoi "top-listën" me 350 skuadrat botërore që spikatën në periudhën kalendarike 1 tetor 2007 - 29 shtator 2008. Shkodranët, që gjatë sezonit të kaluar u shpallën fitues të Kupës së Shqipërisë, janë pozicionuar në vendin e 248 në këtë renditje, duke ngjitur 22 shkallë. Madje, ata kanë lënë pas emra të njohur të futbollit evropian: mjafton të përmenden këtu holandezët e AZ Alkmar, francezet Lë Mans, Okser e Monako, italianet Atalanta, Palermo, Torino e Xhenoa, apo edhe spanjollët e Vajadolid, Real Betis, Real Saragoza e Osasuna. Me fitoren e trofeut të dytë më të rëndësishëm në Shqipëri, por edhe me paraqitjen e mirë në turet eliminatore të Kupës UEFA gjatë verës që sapo kaloi (në turin e parë Vllaznia kaloi sllovenët e Koperit, ndërsa në turin e dytë u eliminua nga italianët e Napolit), kuqeblutë grumbulluan 72 pikë në klasifikimin e përgjithshëm. Në vendin e 248, ata klasifikoheshin përkrah Sienës (Itali), Bryzh (Belgjikë), Midëllsbrou (Angli), Platinum Star (Afrika e Jugut), Saipa Tehran (Iran), Goias Esporte Klube Goiania (Brazil), O‘Higins Rankagua (Kili), Danubio Futboll Klub Montevideo (Uruguai), Espanjol (Spanjë), Lorient (Francë) dhe Glentoran FC Belfast (Irlanda e Veriut). Për vitin 2007 (periudha 1 janar - 31 dhjetor), në këtë renditje prestigjioze nga Kategoria Superiore ndodhej vetëm Besa. Kavajasit ishin të 334-it mes 350 skuadrave më të mira në botë.
Kryesueset - Çelsi bashkohet me Mançester Junajted në vendin e parë të klasifikimit të IFFHS-së. Sipas përllogaritjeve, kampionët e Evropës duhet të ndajnë fronin e tyre me blutë, të cilët janë ngjitur nga vendi i tretë (në këtë pozicion tashmë renditet Barcelona). Dy skuadrat angleze, që luajtën në finalen e Ligës së Kampioneve në Moskë, kanë nga 267 pikë. Në vendin e katërt renditen argjentinasit e Boka Xhunjors, ndërsa pas tyre vijnë Liverpuli dhe Bajerni i Mynihut. Nga vendi i dhjetë, Interi, kampion i Serisë A, tashmë renditet i shtati, duke e ndarë këtë vend me Fiorentinën. Pas tyre vjen një tjetër italiane, Roma, ndërkohë që "top 10" mbyllet nga francezët e Lionit. Më tej, Milani renditet i 17-i, ndërsa Juventusi në vendin e 51-të.
Shqiptarët - Në këtë renditje bie në sy edhe klasifikimi i një numri të konsiderueshëm klubesh ku militojnë (ose punojnë) futbollistë shqiptarë. Më lart nga të gjithë, të 29-tën në renditje janë belgët e Anderlehtit, skuadra ku Besnik Hasi punon si zv/trajner. Në vendin e 35-të gjejmë Olimpikun e Marsejës, ku mesfushori kuqezi Lorik Cana mban shiritin e kapitenit. Në pozicionin e 97 është Aris i Kristi Vangjelit, që e ndan këtë pozicion me emra të mëdhenj si Hapoel Tel Aviv, Vasko da Gama dhe Herta e Berlinit, ndërsa në të 144-tin ndodhet Anorthosis ku luan Arjan Beqaj. Vetëm vend i 325-të (madje edhe më poshtë se Vllaznia), për Hanoverin e Altin Lalës.