E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, plagoset me armë zjarri 25-vjeçari

Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Fier. 25 vjecari, me mbiemrin Fejzullahu, banues në fshatin Peshtan është qëlluar me armë zjarri, për motive të cilat mbeten akoma të paqarta.

I lënduari, në gjendje të rëndë për jetën, është nisur drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës për marrjen e mjekimit të nevojshëm. Ndërkaq policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e autorit të kësaj ngjarje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›