PSD- forum rinor në Fier
Partia Socialdemokrate ka qenë sot në një forum rinor që u mbajt në qytetin e Fierit.
Kreu i saj Skënder Gjinushi foli para të rinjve të këtij qyteti për sitatën aktuale në vend. Ai theksoi se rinia ndeshet më shumë me gabimet e politikës. "Të rinjtë nuk janë indiferentë ndaj politikës, pasi nuk mund të jenë indiferentë ndaj të ardhmes së tyre" –deklaroi Gjinushi.
Ai nuk reshti së thëni se Qeveria aktuale është qeveria e Gërdecit, është ajo qeveri që nuk i mbajti premtimet, që premtoi punë por, solli Gërdec.
Gjithashtu kreu i PSD-së tha se duke bërë një analizë në vend Gërdeci nuk ishte një aksident, por një pasojë e korrupsionit, i cili vazhdon të mbetet ende një problem i madh në vend.