Vlorë, 26- vjeçari qëllon me armë pas sherrit për makinën
VLORË- Një shtetas është kërcënuar me jetën teksa konflikti që ka nisur për rregullimin e një automjeti për pak sa nuk ka degjeneruar në vrasje. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme pranë një servisi automjetesh në lagjen “Lirimi” të qytetit të Vlorës. Policia pohoi se në konflikt janë përfshirë një nga përfaqësuesit e servisit me një drejtues automjeti. Shtetasit Xhindi e Dukaj kanë nisur debatet dhe konflikti për rregullimin e automjetit ka degjeneruar në sherr. Në këtë të fundit ka ndërhyrë, vëllai i punonjësit të servilit, 26- vjeçari Dukaj, i cili ka marrë edhe armën të cilën e mbante me vete. Dy të shtëna pistolete janë shkrehur nga ana e 26- vjeçarit por për fat të mirë pa viktima. Pasi ka këqyrur vendin e ngjarjes, policia ka shoqëruar të riun që ka qëlluar me pistoletë. Nga ana e tij, u dorëzua arma, ndërsa rreth orës 3 të mëngjesit ndaj Emiliano Dukaj është prerë flet arresti me akuzën e kanosjes me armë dhe armëmbajtjes pa leje.